Kupa e Botës 2026 do edhe 13 ditë nga nisja zyrtare. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën me 26 emrat që ka grumbulluar për këtë event. Kampionët në fuqi të botës do të udhëhiqen nga Lionel Messi, i cili do të luajë në Kupën e gjashtë të Botës, duke qenë ndër emrat që do të vendosin rekord me paraqitjet në këtë turne.

Bie në sy se Scaloni ka lënë jashtë yllin në ngritje të Real Madridit, Franco Mastantuono, ndërsa sulmi përbëhet kryesisht nga lojtarët e Atletico Madridit. Jashtë edhe Gianluca Prestianni e Paulo Dybala.

Argjentina do të debutojë më 17 qershor në orën 03:00 të mëngjesit kundër Algjerisë në Grupin J. Kundërshtari i tyre në ndeshjen e dytë do të jetë Austria më 22 qershor në orën 19:00, teksa do ta mbyllë fazën e grupeve kundër Jordanisë në orët e para të 28 qershorit në orën 04:00 të mëngjesit.

Lista:

Portierët: Juan Musso (Atletico Madrid),Geronimo Rulli (Marseille), Emiliano Martínez (Aston Villa)

Mbrojtësit: Leonardo Balerdi (Marseille), Nicolas Tagliafico (Lyon), Gonzalo Montiel (River Plate), Lisandro Martinez (Manchester United), Cristian Romero (Tottenham), Nicolas Otamendi (Benfica), Facundo Medina (Lens), Nahuel Molina (Atletico Madrid)

Mesfushorët: Leandro Paredes (Boca Juniors), Rodrigo De Paul (Inter Miami), Valentin Barco (Strasbourg), Giovani Lo Celso (Real Betis), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen), Alexis Mac Allister (Liverpool), Enzo Fernandez (Chelsea)

Sulmuesit: Julian Alvarez (Atletico Madrid), Lionel Messi (Inter Miami), Nicolas Gonzalez (Atletico Madrid), Thiago Almada (Atletico Madrid), Giuliano Simeone (Atletico Madrid), Nico Paz (Como), Jose Manuel Lopez (Palmeiras), Lautaro Martínez (Inter)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:25
Ftoi Nico Paz dhe la jashtë Dybalën, Scaloni: Paulo djalë spektakolar, është koha e futbollistëve të rinj

1780061208_lionelscaloni.JPG

Pasi shpalli listën e Argjentinës për Kupën e Botës 2026, trajneri Lionel Scaloni sqaroi edhe mungesën e Paulo Dybalas, vendin e të cilit e ka zënë talenti i ri i Comos, Nicolas Paz.

"Paulo, është e qartë se ai është një lojtar i shkëlqyer. Ai është rikthyer në nivele të jashtëzakonshme me klubin e tij, ata u kualifikuan për në Champions League me Romën falë disa performancave të shkëlqyera të tij në ndeshjet e fundit.

Por, është gjithmonë e njëjta gjë, lojtarët vijnë e shkojnë dhe mbërrijnë lojtarë të rinj që sjellin kontributin e tyre. Në rastin tonë, ka djem që janë konsoliduar në atë pozicion, që meritojnë një mundësi dhe ne morëm vendimin të përqendrohemi te të tjerët", tha në fillim Scaloni.

Trajneri tha se Dybala është një djalë spektakolar me cilësi fantastike, por u ndal edhe te e ardhmja e ekipit.

"Cilësia që ai zotëron është e padiskutueshme, e duam atë dhe ai është një djalë spektakolar. Megjithatë, ne gjithmonë shikojmë të tashmen dhe drejt asaj që ata mund të na japin edhe në të ardhmen dhe sot ka djem të tjerë që mund të na japin diçka më shumë.

Si ai ashtu edhe djemtë e tjerë që kanë qenë kampionë bote kanë mbetur jashtë, por kështu është, si gjithmonë, ne jetojmë ditë pas dite dhe e morëm këtë vendim", vijoi trajneri kampion bote.

Së fundmi, trajneri ceku edhe ftesën për Nico Paz paçka se ky i fundit humbi dy paraqitje në Serie A për shkak të një lëndimi.

"Nuk mendoj se Fabregas, si trajnerët e tjerë, mendon më shumë për ekipin kombëtar sesa për klubin e tij. E falenderoj për mesazhin, do të bëja të njëjtën gjë, do të mendoja për ekipin tim së pari", tha Scaloni.