Botohet vepra e Mit’hat Frashërit, studiuesi:Do kërkojmë edhe ekspertizën e vdekjes së tij

Në 70-vjetorin e vdekjes së Mit’hat Frashëri botohet vepra e tij e katërt, me udhëpërshkrimet, që janë botuar në shtypin shqiptar edhe të huaj. Janë përshtypje udhëtimi, përshkrime gjeografike, historike, politike, etnike, sociale, ekonomike edhe kulturore, që drejtuesi i Institutit “Lumo Skëndo” studiuesi Uran Butka boton në këtë vëllim.

“Përmbledh të gjitha përshtypjet e udhëtimit në të gjithë hapësirën, që nga Stambolli, në Shkup edhe në Prishtinë, duke e zgjedhur edhe si delegatë, në Elbasan, në Vlorë ku është zgjedhur si firmëtar i Pavarësisë edhe në fund nga Janinë”, thotë Butka.

Ndërsa, referuesit e tjerë ndalën tek vlerat dhe kontributi që Mi’that Frashëri ka dhënë në letërsinë shqiptare, edhe në çështjet kombëtare.

 “Sot të gjithë shqiptarët kanë nevojë që të njihen me përpjekjet edhe sakrificat e mëdha, që shqiptarët dhanë për vendin. Që nga koha e komunizmit kemi një përqasje që historia fillon me mua. Por ka ardhur koha që të njohim baballarët e kombit, për të kuptuar të sotmen edhe të ardhmen, sepse duke mos e njohur të vërtetën do t’u thurim lavde sharlatanëve”, shprehet ish-deputeti Agron Shehaj.

Në veprën e pestë të Mit’hat Frashërit do të përfshihen përshtypjet e  udhëtarëve të huaj për Shqipërinë, ndërsa në veprën e gjashtë edhe të shtatë do të përfshihen të gjitha letërkëmbimet, e Mit’hat Frashërit. Por, megjithatë ajo që vazhdon që të mbetet mister sipas studiuesit është vrasja e Mit’hat Frashërit

“Mendoj se skenari i dytë i vrasjes së Mit’hat Frashërit që ishte vendosur nga sigurimi i shtetit shqiptar edhe qeveria shqiptare, ishte që ai të zhdukej para se të binte në kontakt me Vatrën. Ky është varianti më i besuar. Në bashkëpunim me agjentet e dyfishtë ata realizuan vrasjen me metoda kimike edhe ilaçe vrasjen e Mit’hat Frashërit. Ne do kërkojmë që qeveria amerikane të na zbulojë ekspertizën e vdekjes së tij, që nuk është zbuluar deri më sot”, shprehet Butka.

Studiuesi Uran Butka aktualisht është duke përgatitur edhe albumin fotografik të Mit’hat Frashëit.

Mit’hat Frashëri

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë