Botuesi serb i librit “Kurban”
të Ramës viziton BunkArt2

Botuesi serb i librit “Kurban”<br />të Ramës viziton BunkArt2
Veran Matiç i shtyrë nga kurioziteti i një bisede të një viti më parë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku i thotë se “kam dëgjuar se Shqipëria po i shkul bunkerët dhe ju po i ringrini… ka ardhur së bashku me një delegacion serb për të parë BunkART 2. 

Veran Matiç është botuesi i librit të kryeministrit Rama “Kurban” në gjuhën serbe dhe gazetar i njohur. Pasi vizitojnë për më shumë se një orë dhomat e BunkArt 2, në përfundim të vizitës Matiç shprehet se ky muze është i shkëlqyer.

Jam shumë i tronditur me të gjitha këto që kam parë, unë kam ditur goxha mbi historinë e kësaj periudhe por kur i sheh gjërat personalisht të jep një mbresë totalisht tjetër. Ekspozita është bërë në një mënyrë të shkëlqyer dhe besoj se është bërë pikërisht për të dhënë ndjenjën e asaj kohe”, u shpreh Veran Matiç.
 
Pasi vlerëson kuratorët dhe organizatorët e kësaj ekspozite, Matiç shton se kundrejt vlerave që ka ky muze do të ishte bukur që këto fakte të udhëtonin edhe në ekspozita jashtë Shqipërisë.

“Kjo është një gjë e madhe që është bërë. Gjithë kjo hapësirë gjithë kjo strukturë është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë dhe në mënyrë maksimale. Unë e di që kjo është një ekspozitë fikse po do të ishte mirë që të bëhet edhe një pjesë e lëvizshme, një pjesë portative që të mund të shfaqet edhe në vende të tjera të rajonit tonë sepse do të ishte shumë interesante edhe për të tjerët”, tha Matiç. 
 
Gazetari dhe botuesi serb Veran Matiç tregon në fund të intervistës edhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin shqiptar, duke theksuar se vepra “Kurban” me autor kryeministrin Rama është interesante.
 
“Unë jam botues i librit të kryeministrit në serbisht, libri “Kurban” është pranuar në mënyrë të shkëlqyer në Serbi dhe ka bërë shumë jehonë. Ne kemi përkthyer edhe vepra të tjera, si Ismail Kadarenë dhe besojmë se shkëmbimi i literaturës është pikërisht një gjë që duhet bërë midis dy popujve tanë”, deklaroi botuesi serb.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë