Botuesit kosovarë: Nuk paguajmë
1000 euro për Panairin e Librit

Botuesit kosovarë: Nuk paguajmë<br />1000 euro për Panairin e Librit
TIRANE- Janë rebeluar botuesit kosovarë ndaj çmimeve që po aplikon Shoqata e Botuesve Shqiptarë mbi stendat e Panairit të Librit në Tiranë. Sipas tyre të paguash  1000 euro për stendën më të vogël në këtë panair është e papërballueshme dhe aspak e justifikuar. Por rebelimit të tyre iu është përgjigjur një ditë më parë në gazetën Zëri në Prishtinë koordinatorja e Panairit Tirana 2013 Rogreta Shani, sipas të cilës këto pretendime janë të pavend. Shpenzimet prej 2130 euro, sa do t’i kushtojnë Shoqatës së Botuesve të Kosovës, dhe çmimi prej 1000 eurove për stendën më të vogël në këtë panair, për Shanin janë shumë të arsyeshme, duke marrë parasysh punën dhe energjinë që kërkon organizimi i një aktiviteti të tillë.

“Çmimi që paguhet është një çmim krejt normal dhe i pranueshëm për kushtet, për mundësitë dhe për detyrimet që Shoqata e Botuesve Shqiptarë si organizatore e Panairit ka ndaj palëve kontraktuese. Ky aktivitet kërkon shumë punë, shumë energji, shumë organizim që të bëhet ashtu siç do dëshironim të bëhej në të gjitha trevat shqipfolëse ku bëhen veprimtari librore, kombëtare apo jo” ka thënë Shani në këtë reeagim, duke i krahasuar këto çmime me ato të panaireve të librit nëpër botë. “Për ata që i njohin panairet e librit e dinë që çmimet e panaireve ndërkombëtare janë shumë herë më të larta. Megjithatë çështja e pjesëmarrjes në Panair apo jo është një çështje dëshire dhe përkushtimi të secilit botues ndaj autorëve dhe lexuesve”, ka shtuar më tej Shani. Përgatitjet për Panairin e 16 të librit siç thotë Shani, kanë filluar qysh në muajin prill, kur edhe janë ftuar të gjithë botuesit e interesuar të paraqesin kërkesat e tyre për pjesëmarrje në panair. Ashtu si çdo vit, Shoqata e Botuesve të Kosovës do të jetë e pranishme me një grup prej 7-8 botuesish.

Gjithashtu pjesëmarrës të tjerë nga Kosova përmendim Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Faik Konica, Libri Shkollor, Toper Efekos, etj. Panairi i Librit në Tiranë që organizohet nga viti 1998, si ngjarja më e madhe vjetore për librin, këtë vit do të ketë si fokus kryesor luftën kundër piraterisë dhe informalitetit, me moton “"Pirateria dhe informaliteti po vrasin librin”. “Një ndër risitë kryesore të këtij Panairi të Librit është fakti se në qendër të këtij Panairi Libri do të jetë “lufta” kundër piraterisë dhe informalitetit që do të pasqyrohet më së miri edhe në veprimtari të rëndësishme kulturore e librore, pasi motoja e këtij Panairi Libri do të jetë"Pirateria dhe informaliteti po vrasin librin”, tregon Rogreta Shani.

Po kështu, siç thotë ajo do të organizohen aktivitete të ndryshme, dhe do të mbahet një Konferencë për Piraterinë dhe Informalitetin, me pjesëmarrjen e specialistëve të fushës dhe personalitete të ndryshme kulturore nga Shqipëria, Kosova e më gjerë.
Në panairin e këtij viti do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese vendase e të huaja, institucione të arsimit të lartë, dhe organizata të tjera që punojnë me librin. Po kështu do të marrin pjesë edhe ambasada e institucione të huaja që janë në Shqipëri, ndër to Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ajo e Francës, e Spanjës, Instituti Gëte në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës, British Council etj. Panairi “Tirana 2013” do të mbahet në datat 13-17 nëntor 2013.
 
Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie