Botuesja Toçi gatuan spagheti,
vë në zbatim recetat e librit

Botuesja Toçi gatuan spagheti, <br />vë në zbatim recetat e librit
Në rubrikën “Të gatuajmë së bashku me zonjën Tefta”, e cila është pjesë e përditshme e emisionit “Rreze Dielli”, ka qenë e ftuar botuesja e shtëpisë së njohur botuese “Toena”, Irena Toçi.



Së bashku me zonjën Tefta ato kanë gatuar dy lloje makaronash, “Spagheti me pesto arrash” dhe “Bukatini me domate bajame dhe bukë të ndenjur”, duke shfaqur kështu dy gatime të shpejta dhe mjaft të shijshme.



Këto dy pjata janë shkëputur nga një libër gatimi i botuar nga kjo shtëpi botuese, të cilat vinin në formatin e një pakoje makaronash.



Gjithashtu zonja Toçi u shpreh për disa nga botimet më interesante të shtëpisë botuese “Toena”që kishin si tematikë gatimin.



Ajo përmendi “Librin e artë të çokollatës”, i cili ka qindra receta ëmbëlsirash të ndryshme. Vetë zonja Toçi nuk kishte kohën e duhur për të gatuar çdo ditë për të afërmit e saj, për shkak të angazhimeve të shumta.



Megjithatë për të gatuash do të thotë të tregosh një kujdes të veçantë ndaj familjarëve dhe njerëzve të dashur.



Një çast mjaft i këndshëm ishte dhe kur Irena i propozoi zonjës Tefta publikimin e një libri me recetat dhe gatimet e saj, duke qenë se amvisat e ndjekin prej vitesh me kërshëri.



Edhe këtë herë kjo rubrikë u mbyll me dy pjata mjaft të shijshme si dhe më një të ftuar speciale siç ishte zonja Irena Toçi.



Receta e parë në rubrikën e sotshme në "Rreze Dielli"

Spagheti me pesto arrash


Spagheti 500 g

Borzilok i freskët 1 tufë

Hudhra 2 thelpinj

Arra të qëruara 15 kokrra

Fara pishe 3 lugë të vogla

Vaj ulliri altis 2 lugë gjelle

Djathë deleje i grirë

Kripë

Piper i zi

Receta e dytë:

Bukatini me domate bajame dhe bukë të ndenjur

Bukatini 500gr

Vaj ulliri altis 4 lugë gjelle

Qepë 1 kokërr

Domate 500 gr

Bajame 100 gr

Bukë e ndenjur 4 feta

Djath kaçkavall 75 gr

Kripë

Piper i zi



(xh.k/shqiptarja.com)

4/9
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve