Bozdo: Deri në fund të vitit do t’i shtohen Tiranes 2 mijë pemë dhe bimë dekorative
TIRANË, 12 Shtator /ATSH- I. Vata/- 200 stola dhe rreth 140 kosha do të vendosen sot në parqet dhe rrugët e Tiranës me një donacion bërë bashkisë së Tiranës nga shoqata turke “Tika”( Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim), e cila i ka ardhur në ndihmë bashkisë së Tiranës, ka deklaruar nënkryetari i bashkisë […]
200 stola dhe rreth 140 kosha do të vendosen sot në parqet dhe rrugët e Tiranës me një donacion bërë bashkisë së Tiranës nga shoqata turke "Tika"( Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim), e cila i ka ardhur në ndihmë bashkisë së Tiranës, ka deklaruar nënkryetari i bashkisë Eno Bozdo, në cermoninë e rastit.
Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni nga presidenti i "Tika"-s, Prof. Dr. Birol Cetin, Bozdo theksoi se "kjo dhuratë, e bërë me shumë zemërgjerësi nga "Tika" vjen absolutisht në një çast shumë të përshtatshëm për Bashkinë e Tiranës, pas një bllokimi 7-mujor të buxhetit të Bashkisë, ku çdo lloj investimi praktikisht ishte bllokuar. "Tika" na është gjendur duke plotësuar një kërkesë të Bashkisë së Tiranës dhe duke dhuruar 200 stola dhe 142 kosha. Është angazhimi i Bashkisë së Tiranës për një mjedis sa më të pastër dhe sa më të gjelbër në Tiranë".
"Tika" pritet t'i dhurojë Bashkisë së Tiranës dhe një sasi pemësh, në mënyrë që t'i shtohet gjelbërimi qytetit, një prioritet i Bashkisë. Deri në fund të vitit, sipas Bozdos, në Tiranë do të mbillen rreth 2.000 pemë dhe bimë dekorative. Po kështu, "Tika" po kontribuon në restaurimin e disa xhamive, mes të cilave është edhe xhamia e Et'hem Beut" tha Bozdo.
Ndërsa presidenti i "Tika"-s, Prof. Dr. Birol Cetin, u shpreh se "ky është një projekt i cili jep shumë rëndësi pastërtisë dhe ambientit. Është një projekt, që mund të themi me një buxhet simbolik, por do të japim edhe ndihma të tjera që lidhen me gjelbërimin e qytetit. Dua të themi që gjithmonë do të ketë derën e hapur Bashkia e Tiranës për të gjitha nevojat, brenda mundësive që ne kemi". /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45