TIRANË- Deklarata e saj se “komunzimi kishte më shumë gjëra të mira”, e vuri atë në qendër të kritikave, e nisur nga kjo inxhinierja Luljeta Bozo, kandidate e PS-së për deputete ka sqaruar duke thënë se i është nxjerrë nga konteksti. Në një intervistë për “JavaNews”, Bozo tha se e dënon me forcë diktaturën, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vlerësojë shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe që punuar shumë fort për qytetarët. Sipas saj, i gjithë shtrembërimi i fjalëve të saj ka ardhur për qëllime politike.
“Unë kam një jetë të jetuar me parimet e me punën time dhe bindjet e mia as nuk i kam negociuar, as kam ndërmend t’i negocioj në këtë moshë me askënd! Për më tepër nuk kam ndërmend të merrem me ata që merren me shtrembërimin e fjalëve te mia, për qëllime të rëndomta politike. Diktaturën komuniste e dënoj me forcë dhe Enver Hoxha padyshim ishte një diktator. Por refuzimi i çdo relativizimi të krimeve të diktaturës, nuk më pengon dot të vlerësoj me respekt shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe dhe gjithë popullin e thjeshtë që kanë punuar me ndershmëri. Pafuqia për të mos e parë atë kohë vetëm bardhezi është sindromë e sërvilëve apo spiunëve të atëhershëm, që janë “xhelatët” e mendimit ndryshe të këtyre 30 vjeteve. Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje per ta.”-tha Bozo.
Pas asaj deklarate, Bozo u vu në qendër të kritikave, madje deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni kërkoi përjashtimin e saj nga listat e PS-së për deputet.
Kjo tani me keto fjale do te laje mutin me shurre.
PërgjigjuIk o zagar se te vertet po thot ..ju zagaret e sales vetem ngaterresa kerkoni..