Deklarata për komunizmin, Gjoni: Bozo të dorëhiqet nga lista e PS! Murrizi ftesë Xhafës që të bashkohen në GJK për hapjen e listave, deputeti e përshëndet

TIRANË-Deputeti i opozitë së re, Ralf Gjoni ka kërkuar që Luljeta Bozo të largohet nga lista e PS-së, për shkak të deklaratave të saj se “komunizmi ka pasur më shumë të mira”. Ai tha se Bozo duhet të kërkojë falje të gjithë familjarëve të viktimave të komunizmit, duke e cilësuar si një deklaratë të turpshme.

Një tjetër moment pikant gjatë seancës së sotme është edhe ftesa publike që Myslim Murrizi i  bëri Fatmir Xhafës, pasi ky i fundit u rendit i 23-ti në listën e PS. Ai ftoi Xhafën që të bëhen bashkë në betejën në Gjykatën kushtetuese për hapjen e listave 100%, “për të hequr hersin e Damian Bylykbashit”. Në përgjigje të kësaj ftese publike, Xhafa zhvilloi një bisedë të shkurtër me Murrizin, ku dhe pati edhe një përshëndetje me grushte. Pjesë e këtij diskutimi ishte edhe Ralf gjoni.

Nga ana tjetër, ky i fundit, u përfshi në një debat të ashpër me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ruçi e kritikoi se në fjalimin e tij nuk tha asgjë për rendin e ditës dhe nuk i dha më fjalën. Kjo shkaktoi edhe reagimin e Gjonit i cili nuk lëshoi foltoren, e për këtë arsye, i tha se “ishte i përjashtuar”. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Gjoni ka vijuar që të qëndrojë në sallë e duke u përfshirë në debate të tjera.

Në fund të seancës Kuvendi ka miratuar projektligjet dhe vendimet e parashikuara në rend të ditës. Deputetët kanë miratuar me 92 vota ndryshimet në projektligjin për 'Gardën e Republikës' dhe me 88 vota ndryshimin e emrit të Bashkisë së Urës Vajgurore në Bashkia Dimal. Ndërkohë që dekreti i Metës për kthimin e ligjit për Forcat e Armatosura u rrëzua me 83 vota kundër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Jenishehri sfidë Ramës: Nëse PS ka programin më të mirë se unë, atëherë 650 mijë pensionistët le të të votojnë ty

Kryetar i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, Selami Jenishehri i ka bërë sfidë kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, partia e tij ka një program më të mirë se PS-ja.

“E ftoj kryeministrin të vijë në cilindo televizion të konkurrojë programin e PS me programin tim. Në qoftë se shqiptarët do thonë që programi i PS është më i mirë se i im, unë do i them 650 mijë pensionistëve ta kenë votën për Partinë Socialiste”, tha Jenishehri.

Ora 12:56
Mbyllet seanca plenare, miratohet ligji për Gardën e Republikës! Rrëzohet dekreti i Metës ligjin e Forcave të Armatosura

Kuvendi ka mbyllur seancën e sotme plenare, duke votuar ligjet dhe vendimet e parashikuara në rend të ditës. Deputetët kanë miratuar me 92 vota ndryshimet në projektligjin për 'Gardën e Republikës' dhe me 88 vota ndryshimin e emrit të Bashkisë së Urës Vajgurore në Bashkia Dimal.

Ndërkohë që dekreti i Metës për kthimin e ligjit për Forcat e Armatosura u rrëzua me 83 vota kundër.

Ora 12:31
Balla në Kuvend: Vota e emigrantëve u bllokua nga PD-LSI, s'marrim vendime që largon Bashën nga zgjedhjet (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla bëri shkaktare PD-LSI për mos përfshirjen e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

“Po kthehem tek vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, definicioni emigrant ka rënë tashmë. 1/3 e shqiptarëve i kemi me drejtë vote. Partia Socialiste ka bërë gjithçka ka mundur për ta garantuar, në muajin janar është marrë vendimi në KQZ për ta mundësuar këtë proces. PD ka kërkuar kohë. Që ta dinë të gjithë Kuvendi i Shqipërisë nuk administron zgjedhjet, Kuvendi i Shqipërisë ka autorizuar KQZ në tre institucione për t’u marrë me këtë proces. Falë marrëveshjes së 5 qershorit, u rikthyen aprtitë në administrimin e zgjedhjeve, PD dhe LSI kanë të drejtë vendimmarrje. E them publikisht që vota e emigrantëve më 25 prill është bllokuar nga PD-LSI. Ata e kanë penguar këtë. Ajo që unë po them, unë nuk e di arsyen pse PD dhe LSI kanë kaq urrejtje [për shqiptarët që jetojnë aq territorit. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur, ju falenderoj dhe juve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por PD dhe LSI e kanë bllokuar përfundimisht. I ftoj qytetarët që jetojnë jashtë territorit, nëse është mundësia të vijnë të votojnë, do të ishte e vyer. Këto do të jenë zgjedhjet e fundit që politika ka vendimmarrje çështje zgjedhore. Ajo që dua t’iu them është se nuk marrim vendime që largon PD nga zgjedhjet. Sot që flasim PD nuk ka depozituar ende kandidatët, dimë ne që Luli del dhe thotë nuk marr pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e opozitës është një domosdoshmëri”, tha Balla.

Ora 12:20
Balla ironizon Metën në Kuvend: Njoh dikë që në fillim i iku dashuria, tani i iku mendja

1615893757_Screenshot3.jpg

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar ditën e sotme në Kuvend, presidentin Ilir Meta.

“Qetësohuni (u drejtohet deputetëve). Unë njoh një person që ka kaluar në këto faza. Në fillim i iku dashuria, tani po i ikën mendja. Mos u futni në këto faza se nuk ju bëjnë mirë për shëndetin mendor”, tha Balla.

Ora 11:57
Murrizi i bëri ftesë publike që të bëheshin bashkë, reagimi befasues i Fatmir Xhafës (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi i bëri ftesë Fatmir Xhafës që të bashkoheshin bashkë në betejën e tij ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të hapur 100% listat. Në përfundim të fjalës së tij në Kuvend, Xhafa ka shkuar pranë Murrizit në Kuvend ku pas një bisede të shkurtë, i kanë dhënë grushtet njëri-tjetrit. Në bisedë ka qenë i pranishëm edhe Ralf Gjoni, teksa shihet se ka qenë një bisedë e këndshme me të qeshura.

Ora 11:46
'Komunizmi ka pasur më shumë të mira’/ Gjoni: Luljeta Bozo të kërkojë falje dhe të dorëhiqet nga lista e PS-së (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka kërkuar që inxhinierja Luljeta Bozo të japë dorëheqjen nga lista e PS-së, pas deklaratave të saj se “komunizmi ka pasur më shumë gjëra të mira”.

“Ervin Bushati ta detyrojë që të kërkojë falje Luljeta Bozo dhe të hiqet nga lista e kandidatëve për ato dhjetëra të viktima të komunizmit”, tha Gjoni.

Ora 11:43
Xhafa i 23-i në listën e PS/ Murrizi ftesë publike: Bashkohu me mua që të heqin ‘herësin e Damian Bylykbashit’ dhe të hapim realisht listat (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi ëhstë shprehur i indinjuar, por edhe ka bërë ironi, pasi një pjesë e opozitës së re është përfshirë në listat e partive të mëdha, PD-PS-LSI. Ai ka pasur edhe një ftesë për Fatmir Xhafën, që t’i bashkohet në betejën e tij ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të hapur listat.

“A ju ka kërkuar Basha publikisht? Se çfarë ku ka thënë tek e tek unë e di mirë. Maliqi ka ardhur nga lista e PD shkoi te LSI-. Ishte kandidat me PD, doli në tribunë me PS-në, por dreqi i mori duhet të ketë pak yndyrë në surrat se emri rron më gjatë se kufoma, se kufomat e hanë krimbat. Shoh te listat e PS-së, përveç Lefter Kokës që kishte deklaruar se do ishte, ftuar Nasipin, kandidatë 10 kandidatë që i quajtët kundërshtarë, kur shoh që Roshi, Musai, Sheju, Mondi, Klajdi, Aurora janë në listët e juaja. Mos i gënjeni shqiptarët sikur ziheni, mos fusni në sherr militantë të partisë, Zoti Gjoni u thashë shqiptarëve vendosini kryqin, por kryqin e duan për votë, por të shkojnë në kutitë e votimit, një tufë e ndarë në tre banda, sherre artificiale për të grabitur shqiptarët, janë komshinj, komshi në Lalz, në Palasë, halet e maceve i kanë së bashku, janë bashkë, prandaj bëjnë lista të përbashkëta. Zotin Xhafën e pashë dje në një dalje publike me fanellën e Michael Jordan, ke kontribute në PS, sa ta marrin vesh shqiptarët kush është Michael, kam frikë se do votojnë Majkon.Të ftoj të bashkohesh me Mulsim Murrizin, për t’ia prishur numrat e fanellave që shqiptarët ta kenë 100% listën e hapur, GJK e ka pranuar kërkesën tonë, të ftoj që t’i bashkohesh me të drejtë për të përzënë të gjithë ata herëzin e përshtirë të Damian Bylykbashit”, tha Murrizi.

Ora 10:58
'Je trim i madh ti', Ruçi përplaset me Ralf Gjonin: Nuk fole asnjë fjalë për Gardën e Republikës, fole për Gardën e politikës! Përjashtohesh nga seanca (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe deputeti Ralf Gjoni janë përplasur për pak minuta sot në seancë plenare.

Pasi deputeti Gjoni ka mbaruar fjalën e tij, Ruçi e ka kritikuar për faktin se në 15 minuta nuk tha asnjë fjali për rendin e ditës.

Gjoni u rikthye për t'iu përgjigjur por Ruçi nuk ia dha fjalën, duke i komunikuar madje përjashtimin nga salla.

Në një moment dëgjohet kryeparlamentari i cili i thotë deputetit 'Jo je trim i madh ti', duke marrë përgjigjen e Gjonit": 'jo po je ti trim'.

Ora 10:45
Ralf Gjoni: Deklaratat e Bozos për glorifikimin e sistemit komunist, të turpshme (VIDEO)

Deklaratat e kryesueses së listës së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, Luljeta Bozo, për sistemin komunist, deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, i ka konsideruar si të turpshme.

Duke folur në seancën e sotme plenare Gjoni thotë se glorifikimi i komunizmit është i papranueshëm.

"Mirë është që ta kalojmë një ligj për përmirësimin e Gardës së Republikës. Por mua më shqetëson një gardë tjetër në këtë republikës, garda e bijave dhe bijve të ish regjimit komunist që vazhdon të bëjë ligjin në këtë vend. Ka penetruar në çdo fushë të vendimmarrjes në vend. Në krye të listës së Tiranës gjendet emri i një gruaje, Luljeta Bozos, e cila pa pikë turpi glorifikon sistemin komunist, ku i madh dhe i vogël i di shumë mirë krimet e asaj kohe. Ka të paktën 2 rezoluta në këtë Kuvend që dënojnë krimet e komunizmit. Të mos i harrojmë ato krime. Me ç'të drejtë kjo zonjë mund të thotë që 'ajo kohë ka më shumë të mira po t'i vesh në peshore'. Ne sollëm një ligj për lustracionin viten e kaluar dhe ju pa pikë turpi nuk e kaluat", tha Gjoni.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miserabël: 16/03/2021 16:58

    O Gjon Agjenti i Francës,po Zonjën e nderuar e gjykon me votat e tij vetëm populli votues!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?