“Secili çmendet simbas mënyrës
së vet” apo vetvetja në 3D

 <br />“Secili çmendet simbas mënyrës<br />së vet” apo vetvetja në 3D
Në krye të herës do kujtuar se Çapaliku, pavarësisht se njihet si dramaturg, pat botuar plot 20 vjet më herë të parin roman të tij me titull: “Kronikë në lindje”, (Roman), 1996, për të bërë më pas një sprovë të kombinuar mes poezisë dhe prozës: “Fjalë për fjalë”, (Poezi dhe prozë), 2000, dhe më pas “Tregime për Anën”, (Tregime), 2002. Pra romani “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” është vepra e tij e dytë në prozën e gjatë.

Në një farë mënyrë romani i Çapalikut përfaqëson llojin e veçantë të atij zhanri të prozës romansore të njohur si Bildungsroman, një zhanër letrar letrar ky ku protagonisti i veprës rrëfehet përgjatë zhvillimit/rritjes së tij prej fëmijërisë e deri në maturim, bashkëlidhur me mjedisin historiko-social ku maturohet personazhi si i tillë. I ashtuquajtur “roman i formimit, arsimor dhe kulturor”, ky zhanër fokusohet në rritjen psikologjike dhe morale të protagonistit, nga fëmijëria e rinia e hershme deri në moshë të rritur në trajtën e vetëkultivimit, duke përshkuar kështu një udhë vetjake që “monotohet” në trajtën e sekuencave filmike në kujtesën e personazhit të ardhshëm. Nëse në fillesë të vet qëllimi i Bildungsroman-it ishte promovovimi i integrimit social të protagonistit, në romanin e Çapalikut vetja e tij (personazhi), ndjek hap mbas hapi kureshtar dhe dëshmitar njëkohësisht, emocionet, ndjenjat, projektet, të papriturat që gjallojnë, fiken dhe mbijetojnë në shtëpinë e tij, e cila përgjatë atyre viteve (4-18 vjeç) bëhet qendra e gravitetit të të gjithë lagjes ku ai banon, falë kutisë magjike që quhet televizor. Ky David Copperfield, në dukje indiferent dhe i padukshëm, shndërrohet tashmë në kameramanin autentik. dëshmitar të kohës, i cili ka menduar të na shfaqë në kushte moderne në 3D vetveten, duke bashkëndarë me ne atë kohë kur paraardhësi i serisë së kësaj shpikjeje të quajtur televizor, promovohej asokohe si një mrekulli e botës në një vend jo fort fatlum, ku njeriu rritej pafajshëm në një mjedis rutinor familjar dhe qytetar teksa kishte frikë edhe prej vetvetes.

Libri lexohet dy farësh; edhe si libër memuaristik edhe si roman. Në krye të herës autori na e ka bërë të qartë propozimin e tij se kemi të bëjmë më një roman, ndërkohë teksa e lexon, njeriu mëdyshohet se në fakt aty ka gjasa të jenë mjaft prej elementëve realë biografikë të autorit dhe rrethit të tij dhe këtë qëndrim më shumëse vetë rrëfimi i ngjarjeve e bëjnë dyshues personazhet e romanit, të cilët i njohim në njëfarë mënyre përmes takimeve të drejtpërdrejta apo të tërthorta, jetës dhe veprimtarisë publike në atë qytet, kryesisht nëpërmjet botës së artit dhe asaj të letrave. Gjithsesi vihet re se utori përpiqet në çdo çast të rrëfimit të distancohet nga memuaristika.

stefan capaliku

Romani i Çapalikut përbën një dukuri të pazakontë në botën librore shqiptare të pas viteve 90-të. Në të shumtën e herës, për të mos thënë vazhdimisht, periudha e regjimit komunistështë parë prej këndesh diametralisht të kundërta, është rrëfyer nga dy “B” me kontraste shumë të forta mes tyre: nga Burgu (Pater Zef Pllumi) ose nga Blloku (Ismail Kadare). Ndërkohë rrëfimi i prozës së romanit të Çapalikut vjen e përudhet përmes jetës së një qytetit të rëndësishëm shqiptar; nga Shkodra, përmes një filtrimi të zakonshëm urban të jetës së përditshme.

Ngjan të jetë një pamje e dramatizuar së prapthi e subjektit në kuptimin terminologjik e dramës së njohur prej tij “Allegreto l’Albania” apo le të themi një lloj vazhdimi i saj: “Allegretto l’Albania ose Secili çmendet simbas mënyrës së vet”. Po kështu subjekti i romanit është pakashumë i ngjashëm me atë të një drame të autorit, të vënë në skenë këtu e disa vite më parë “Shën Gjon kryepremi”. Ardhja e televizorit në njëfarë kuptimi përbën për kohën për të cilën flitet, një ngjarje të rrallë për banorët e të gjithë  lagjes (mëhallës), të cilët mbërrijnë kureshtarë me këtë rast në shëpinë e Çapalikëve. Përveç anëtarëve të familjes, ia mbërrin aty vrik edhe operativi i lagjes. Aparati televiziv mungonte në atë kohë dhe askush nuk dinte t’a përdorte ndaj edhe kurioziteti ishte i madh. Nis kështu përpjekja për të vënë në punë aparatin e çuditshëm, të cilin vijnë dhe e montojnë të afërmit e familjes nga Tirana. Televizioni tërheq vëmendjen e të gjithë njerëzve, jo vetëm të lagjes, por edhe të kushërinjve e miqve të largët, duke bërë që shtëpia të marrë formën e një kinemaje të supozuar me bileta të supozuara, duke u shndërruar kështu në një një farë mënyre në religjion të ri në vend të ndërtesave fetare që diku po shembeshin e dikutjetër po shpërfytyroheshin. Natyrishit skenat e përshkuara para televizorit janë një seri mbresëlënëse kontaminimesh psikologjike, kulturore dhe gjuhësore që ngërthejnë lirshëm mes tyre një lloj miniteatri të improvizuar, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Prishja e kishës bën që një shtëpi e zakonshme qytetase të kthehet në kishë e ku altari i saj të ishte televizori, domethenë kemi një transformim të formës së arkitekturës së banimit dhe funksionit të objekteve ndërtimore nga shtëpia në kishë, mandej në kinema; në media. Në të vërtetë një pjesë e madhe e kishave u shndërruan në kinema, ndërkohë më kryesorerja dhe mëe madhja prej tyre u përshtat në pallat sporti. Kohë përnjimend e çmendur.

Stefan Çapaliku është vetvetja, që domethënë i pashok me letërsinë e tij, teatrin e tij, regjinë e tij, estetikën e tij, humorin e tij. Shkurt është ai që i bën të gjitha këto sipas mënyrës së vet, sikurse edhe këtë roman.

stefan capaliku

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre