LUSHNJE - Në Cermë të Lushnjes nuk është shënuar asnjë dëm në blegtori dhe në banesa. Këtë lajm e jep deputeti socialist i qarkut të Fierit Erjon Braçe përmes një video të shkurtër të cilën e ka postuar në rrjetin social Facebook.
 
Braçe thotë se nuk pati asnjë dëm në "ekonomitë bujqësore, në ekonomitë blegtorale, asnjë pulë e ngordhur, asnjë dele e asnjë lopë e ngordhur, në ekonomitë familjare".