TIRANË - Deputeti socialist i cili mban edhe postin e Kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe nuk ka më mëdyshje për largimin e drejtuesve të Bankës së Shqipërisë.
Kështu është shprehur Braçe përmes rrjetit social “Facebook” teksa më herët kishte publikuar një pyetje nëse po bënte gabim qe po merrej me këtë çështje.

Më pas deputeti socialist, Erjon Braçe ka hequr çdo mëdyshje pas komenteve mbështetëse që i është dhënë nga “shokët” e tij në rrjetin social.
“Natyrisht nuk kam asnjë mëdyshje; Guvernatori, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Inspektori i Përgjithshëm po aty, duhet të largohen!!”-shkruan ai tre orë pas statusit-pyetje.
Sipas tij, drejtuesit e BSH-së duhet të largohen vetëm me ligj, pasi çdo akt tjetër që tejkalon ligjin, do prodhojë një konflikt Kombëtar e Ndërkombëtar, shpëtues për zinxhirin drejtues e kontrollues të Bankës së Shqipërisë.
Por më tej Braçe shprehet se ligji aktual nuk mjafton për t’i larguar dhe për këtë ai sugjeron ndryshimin e ligjit pa hezituar asnjë moment.
“Kjo është detyra ime! Do i shkoj deri në fund, deri në fund edhe zbatimit të ligjit më pas!”- shkruan Braçe.
Në lidhje me statusin-pyetje drejtuar “shokëve” të tij në rrjetin social deputeti Braçe shprehet se ka ardhur në një moment dyshimi.

Ndërsa më pas ka akuzuar organizatoret e peticionit për largimin e Fullanit, të cilët sipas Braçes thjesht duan të qëllojnë qeverinë me Fullanin, Ai ka sqaruar se sikur jam kundër, por është i bindur për këtë që bën dhe nuk kthehet pas.
Statusi i Braçes në rrjetin social ka vijuar më pas me reagime ndaj atyre që nuk e kanë mbështetur, madje edhe i kanë zhvlerësuar deklaratat e mëparshme të tij për këtë çështje.
“Një anëtar Këshilli që bën sikur lufton, në fillim ndërsen deputetë kundër meje. Por s’është kërkund në dy vite kur është heshtur turpshëm”-shkruan Braçe duke shtuar më tej se “Një koleg shumë i mirë i imi dhe profesionist i zotë e lë për gjysëm fjalinë për "atributet e shkarkimit" edhe pse mendon si unë: duhet bërë me ligj dhe ligji duhet të ndryshojë:”

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com