Braçe: Të përmbyset drafti për
Arsimin e Lartë, i shërben Çilit

Braçe: Të përmbyset drafti për<br />Arsimin e Lartë, i shërben Çilit
“Drafti i Reformës për Arsimin e lartë, të cilin po e bën Ministria e Arsimit, duhet përmbysur!”. Deklarata nuk është bërë nga ndonjë politikan i opozitës, por nga Erjon Braçe, një nga deputetët më aktivë të mazhorancës aktuale.



(Ne foto: Drejtuesi i grupit shtetëror të punës për reformën universitare, Arjan Gjonça, duke pozuar në ambientet shkencore të UET-së)


Komenti i deputetit Braçe vjen pas publikimit në gazetën Dita të një shkrimi që zbulonte farsën e një studimi gjoja për 10 më të pasurit në Shqipëri nga Fondacioni i ish-gazetarit, aktualisht pronar i shumë bizneseve lindur në kohën e Berishës, Henri Çili; një studim i kopjuar nga puna e institucioneve të tjera dhe nga google.
Fjalët e Braçes janë të forta kundër fenomenit Çili: “Kam qenë larg gjithmonë, por dua ta them me të madhe – shkruan Braçe në rrjetet sociale – që distancohem akoma më shumë nga ky “institucion” që korrupton anekënd (përfshirë edhe blerjen e hapsirave publike në emisione politike e sociale duke nisur nga pika e mëngjesit) me një qëllim, të luftojë e të shkatërrojë çdo gjë që është publike në këtë vend”, shkruan Braçe.

arjan gjonça


(Ne foto: Drejtuesi i grupit shtetëror të punës për reformën universitare, Arjan Gjonça, duke folur në ambientet shkencore të UET-së)

Reforma e Lartë për Arsimin që ka nisur të bëhet nga qeveria Socialiste parashikon dhënien e fondeve publike edhe për Universitetet private, por për studime dhe kërkime shkencore. Për këtë arsye Henri Çili hodhi me shpejtësi në prodhim “studimin” e 10 më të pasurve, bërë nga Fondacioni i tij.
Erjon Braçe vazhdon: “Mbi të gjitha dua të distancohem nga kjo mënyrë “mashtrimi”, “rekrutimi”, “lobimi” (gjithnjë duke iu referuar Henri Çilit) tërësisht negativ që synon të ndikojë vendimmarrjen politike në këtë vend në dëm të interesit publik duke e tkurrur tek ai privati. Në fund – thotë Erjon Braçe, - Kjo është një arsye formale, thelbësore janë rreshtuar shumë, pse ai drafti i reformës në arsimin e lartë duhet përmbysur”.

Komisioni shteteror qe po pergatit draftin e Reformes drejtohet nga Profesor Arjan Gjonca i London School Economic (LSE) qe ka kryer disa aktivitete me Universitetit UET te Henri Cilit. Mes anetareve te grupit per Reformen eshte dhe Profesor Adrian Civici, i cili eshte aktualisht President i Universitetit UET te Henri Cilit.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive