Braçe ironizon protestën e opozitës: Thonë sot është për jetë a vdekje! S’kemi ndërmend t’i vrasim, këta protestuesit i kanë vrarë çdo herë

Braçe ironizon protestën e opozitës: Thonë sot është për jetë a vdekje! S’kemi ndërmend t’i vrasim, këta protestuesit i kanë vrarë çdo herë

Deputeti Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se e ka të paqartë thirrjen e demokratëve se gjithçka “sot është për jetë a vdekje”.

Braçe ironizon duke kujtuar 4 vrasjet e 21 janarit. Deputeti socialist pyet me ironi, ‘si do vdesin këta?’, ndërsa shkruan se s’ka ndërmend t’i vrasë kush, pasi ata që vrisnin protetsues ishin fiks këta.

“Minutat po ikin dhe sa më afër orës dëgjoj: Sot është për jetë a vdekje, boll është boll, në jemi paqësorë!

Një pyetje kam: Kur thonë se sot është për jetë a vdekje, si do vdesin këta? Se këta s’ka ndërmend t’i vrasë kush; ata që vrisnin protestuesit ishin fiks këta”, shkruan Braçe.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ militantët e Berishës rrezikojnë jetën e policëve! Momenti i frikshëm kur presin molotovin me skafandër, i shpërthen tek këmbët (VIDEO)

Protesta/ militantët e Berishës rrezikojnë jetën e policëve! Momenti i frikshëm kur presin molotovin me skafandër, i shpërthen tek këmbët (VIDEO)