LUSHNJE - Deputeti socialist i qarkut të Fierit Erion Braçe tha se situata nga përmbytjet është përmirësuar ndjeshëm në
fshatin Çermë të Lushnjes, aty ku çarja e argjinaturës të lumit Shkumbin dha pasojat më të rënda. Në një lidhje telefonike për Report TV Braçe tha se me ndërprerjen e reshjeve lumi ka filluar të hyjë në shtrat.
Deputeti i Partisë Socialiste theksoi se asnjë shtëpi nuk është përmbytur, dhe se dëmet kanë qenë vetëm në tokat bujqësore, por nuk la pa bërë me faj vetë banorët të cilët kanë ndërtuar ura mbi kanalet kulluese duke i bllokuar ata.
“Vetë banorët kanë vendosur ura mbi kanale, po detyrohemi të prishim urë më urë. Vetë banorët i kanë bërë dhe kanë bllokuar kanalet që derdhin ujërat. Po tërheqim ujërat për t'i derdhur në një kanal tjetër.
Mos t’i japim nota tragjike, nuk ka asnjë banor të cenuar, të prekur në shëndetin e tij, ata që janë larguar nga banesat janë strehuar tek të afërmit e tyre. Nuk ka asnjë viktimë, as në njerëz as në bagëti. Dëmi më i madh ka ardhur në tokat buzë lumit dhe argjinaturës, toka të goditura nga lumi. Uji është vetëm në sipërfaqet e oborreve të shtëpive, me përjashtim të 2-3-4 familjeve ku uji ka hyrë brenda ambienteve të shtëpisë”, - tha deputeti socialist.
Braçe tha se puna për rregullimin e argjinaturës do të nisë gjatë ditës së premte.
“Tani për fat të mirë prurjet e lumit kanë rënë, lumi Shkumbin nga ura e Rrogozhinës ka filluar të hyjë në shtrat. E çara e argjinaturës është zgjeruar, 5-6 metra gjerësi dhe natyrisht nuk kishim asnjë lloj mundësie sot të vendosnim në vend argjinaturën. I vetmi problem është tek argjinatura, po i bëjmë të gjithë hyzmetin. Një histori më shumë se 28-vjeçare ku me argjinaturën është tallur kush ka dashur”, u shpreh Braçe.
Në përfundim, deputeti i PS theksoi se sipas banorëve lumi Shkumbin ka pasur të tilla prurje vetëm 50 vjet më parë. /Report Tv/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45