Zv. kryeministri Erion Braçe ka radhitur në një postim në rrjetet sociale të gjitha shtresat e pensionistëve që do të përfitojnë shpërblimin për festat e fundvitit. Braçe thotë se kryeministri dhe ministrja e financave nuk e kanë vënë kurrë në dyshim dhënien e shpërblimit.
"Paguajmë darkën e Vitit të Ri për 663.227 pensionistë. Qeveria vendosi sot që, 530.364 pensionistë në pension pleqërie, 67.754 pensionistë në pension invaliditeti, 49.849 pensionistë në pension familjar, 13.260 pensionistë në pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë, punonjës së ish ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm, shpërblehen me 2.4 miliardë lekë! Çdo pensionist do shpërblehet me 30 mijë lekë, një çift pensionistesh me 60 mijë lekë! E di që nuk janë shumë, fare, por në situatën më të vështirë të mundshme, kryeministri e ministrja e Financave kurrë nuk e vunë ne diskutim këtë pagesë për fjalëpaktët e punëshumtët e zakonshëm që sot janë në pension!", shkruan Zv.kryeministri Erion Braçe në rrjetin social Instagram.
Lajmi kryesor:
Festat e fundvitit/ Qeveria jep 3 mijë lekë shpërblim për pensionistët! Denaj: I morëm nga kursimet e shtetit (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve
5 Dhjetor, 16:25
-
Nis tërheqja e bonusit të fundvitit, e marrin 51 mijë pensionistët e parë
3 Dhjetor, 12:57
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025
29 Nëntor, 15:28
-
Fatos Çoçoli: Dy fitoret e para të mëdha për pensionistët
19 Nëntor, 20:05
-
Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb
18 Nëntor, 07:19
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor, 14:51
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor, 12:32
-
Ervin Salianji letër një pensionisti nga qelia 6: Bëjë vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh
4 Nëntor, 11:21
-
Xhixho: Rama vazhdon të tallet me pensionistët, indeksimi në 2025 do jetë lëmosha e radhës
4 Nëntor, 09:12
-
Meta reagon nga qelia: Pensionistëve u jepet një lëmoshë! Në 11 vite në pushtet Rama i varfëroi
2 Nëntor, 15:24