Braçe për A1Report:Rishikojmë
ligjin, BSH e kapur politikisht

Braçe për A1Report:Rishikojmë<br />ligjin, BSH e kapur politikisht
TIRANE - Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe thotë se duhet parë ligji për Bankën e Shqipërisë. Deputeti Braçe thotë për “A1 Report” se në muajin shtator do të ketë një seancë dëgjimore me të gjithë Këshillin Mbikëqyrës së bankës së Shqipërisë. Duke u ndalur tek vjedhja e thesarit të BSH, Braçe thotë se “Jemi para faktit kur dy palët nuk mbajnë përgjegjësi. Banka e Shqipërisë sot është e kapur politikisht”.

“Askush nuk do ta kapë Bankën e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë sot është e kapur politikisht. Nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë. Pasi të dalin përgjegjësitë, ka mundësi për ndryshimin e ligjit. Komisioni i Ekonomisë do ta fillojë punën me nxjerrjen e përgjegjësive. Do kërkojmë të shpjegohet si është ushtruar detyra nga Guvernatori e Këshilli Mbikëqyrës. Të gjithë anëtarët e Këshillit thonë nuk mbajmë përgjegjësi”, tha deputeti Braçe.

Fjala e deputetit Braçe në intervistën për "A1 Report"

“Që mbas mbledhjes me dyer të mbyllura ku guvernatori dhe një pjesë e rëndësishme e stafit drejtues të Bankës së Shqipërisë raportuan në Komisionin e Ekonomisë i cili është komisioni përgjegjës i Kuvendit në raport me Bankën e Shqipërisë, nuk ka asnjë informacion, qoftë me shkrim qoftë edhe me ndonjë formë tjetër për Kuvendin dhe normalisht edhe për Komisionin e Ekonomisë. Kjo situatë e cila është zhvilluar më tej me mbledhje të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ca publike dhe ca jopublike, ca të shoqëruara me deklarata dhe ca të pashoqëruara me deklarata publike, qoftë për opinionin, qoftë edhe për ne, pjesën tjetër të deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, bën të domosdoshme rinisjen e punës në Komisionin e Ekonomisë pikërisht me këtë çështje.

Veçanërisht bëhet e rëndësishme kjo pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë dhe të asaj deklarate të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që duket që i vë kapak kësaj ngjarje, duke na sugjeruar vjedhjen e Bankës së Shqipërisë pa përgjegjës e nivelit të lartë dhe mbi të gjitha si një normalitet që mund të ndodhë kudo, kjo për ne është e papranueshme. Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë me Bankën e Shqipërisë dhe normalisht nuk mund të pranojmë që dikush, qoftë Këshilli Mbikëqyrës, qoftë guvernatori të na e paraqesë si normalitet vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Pikërisht nisur nga ky fakt besoj se Komisioni i Ekonomisë do fillojë punën e tij në sesionin e ri parlamentar me analizën dhe nxjerrjen e përgjegjësive qoftë për Këshillin, qoftë për guvernatorin, qoftë edhe për inspektorin e përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë në raport me këtë ngjarje por edhe me ndodhitë që kanë patur veçanërisht sensibilitet të fortë në opinionin publik gjatë gjithë këtyre viteve.
 
Është drejtpërdrejt përgjegjësi e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë administrative dhe natyrisht pastaj e ndërthurur me nënpërgjegjësit e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, sepse në nenin 41 të ligjit thotë qartësisht "Banka e Shqipërisë organizon dhe drejton veprimtarinë e sajë nëpërmjet Këshillit Mbikëqyrës, administratorëve që janë guvernatori dhe personelit që përcaktohet në këtë ligj". Ky komision pra Komisioni i Ekonomisë do të kërkojë se si është zbatuar ky detyrim i ligjit nga secili anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, pra se si e ka ushtruar detyrën e tij çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në mbikëqyrjen e administrimit të Bankës së Shqipërisë, ashtu siç guvernatori duhet të përgjigjet se si e ka ushtruar ai detyrën në administrimin dhe në mbikëqyrjen e operacioneve të Bankës së Shqipërisë.
 
Drejtpërdrejt kjo është pyetja që ne kemi për ta dhe të cilës do t’i përgjigjen në komision një për një nga i pari, deri te i 7-ti . Është momenti kur është verifikuar qartësisht që Këshilli Mbikëqyrës dhe guvernatori i kanë shkaktuar dëme apo kanë cenuar rëndë interesat e Bankës së Shqipërisë dhe kur të dyja palët thonë ne nuk kemi përgjegjësi. Ligji ka ngarkuar këshillin për mua në mënyre absurde për të vendosur në të tilla raste për të shkarkuar guvernatorin apo për të shkarkuar secilin nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kur cenohen rëndë interesat e BSH, por ja ku jemi para faktit që të gjithë natarët e këshillit janë bërë bashkë dhe thonë ne nuk mbajmë përgjegjësi, as guvernatori nuk mban përgjegjësi për këtë cenim të rëndë të Bankës së Shqipërisë, as ne individualisht apo kolektivisht nuk mbajmë përgjegjësi, atëherë çfarë do bëjmë të rrimë të presim që banka të vidhet prapë dhe interesat e BSH të cenohen akoma më rëndë dhe përsëri këto zyrtarë të ngrenë grupe pune brenda Bankës së Shqipërisë që konkludojnë që asnjëri prej tyre nuk mban përgjegjësi për këtë vjedhje që i ndodh në mënyre të përsëritur? Nuk mund të jetë kështu dhe pikërisht për këtë arsye ligji duhet parë duhet ndryshuar për të ruajtur shumë fort pavarësinë e BSH por nga ana tjetër për të rritur përgjegjshmërinë e secilit prek funksionarëve dhe zyrtarëve të BSH qoft,ë të atyre të zgjedhur nga Kuvendi, qoftë edhe atyre që punojnë atje, dhe marrjen e përgjegjësive dhe deri aty ku shkarkon secilin prej tyre që bëhet shkak për cenimin e rëndë të interesave të BSH”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin