Braçe publikon foton e Kryemadhit pa maskë: Boll me palaçot që bëjnë si trima me virusin
Monika Kryemadhi dhe personat qe e shoqerojne pa maske
Zëvendëskryeministri Erion Braçe është një prej personazheve publikë më aktivë me apelet në rrjetet sociale për respektimin e masave antiCOVID.
Së fundmi Braçe ka marrë shkas nga një foto e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila shfaqet në krah të disa personave në mes të rrugës të gjithë pa maska. Zv. Kryeministri thotë se emrat e çdo shkelësi të qëllimtë të masave do bëhen publike si rrezik potencial për përhapje të virusit.
"Në Divjakë! 11 muaj betejë me virusin po shkon dëm prej palaçove si këta në Divjakë! sot jemi në piken kritike, kemi 97 të sëmurë aktivë e 235 të karantinuar! Asnjëherë në 11 muaj nuk kemi pasur kaq! E gjitha, papërgjegjshmëri e çdokujt që vijon në ceremoni mortore kur ato janë të ndaluara, përfshi pritjet e përcjelljet në shtëpi, në dhoma 20 metra katrorë ku rrinë presin apo hyjnë e ngushëllojnë mbi 20 vetë në një moment;
Papërgjegjshmëri e çdokujt që është egzaminuar i infektuar me virus, familjarëve të tij që duhet të izolohen, por janë pazarit, hyjnë e dalin nëpër kushërinj e komshinj duke infektuar njëri pas tjetrit secilin prej tyre!
Miza, Këmishtaj, Mërtishi, janë tani qendra me numrin më të lartë të të infektuarve për shkak të ceremonive mortore e vizitave nëpër shtëpi, lokaleve e dyqaneve pa asnjë masë mbrojtëse!
Nuk mbaron këtu; papërgjegjshmëria e këtyre palaçove në foto që për t'i bërë qefin kësaj zonjës, refuzojnë maskat, nuk i mbajnë në ambient të hapur siç ligji thotë, as në mejhanet që kanë prona ku të tjerë njerëzve u imponojnë regjimin e poshtër të mosmarrjes së masave!
Nesër në mëngjes e vijim, çdo sanksion i ligjit nga gjoba tek kallëzimi për përhapje të qëllimtë të virusit, nuk do kursejë askënd e kudo; emrat e çdo shkelësi të qëllimte te masave do bëhen publike si rrezik potencial për përhapje të virusit", shkruan Braçe.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.9%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Kryemadhi në SPAK e trembur: Nuk flas më para prokurorëve! Ilir Metën nuk e urova për Vitin e Ri, e kanë iluminuar kundër meje
6 Janar, 09:57
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor 2024, 17:11
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor 2024, 12:45
-
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta
16 Dhjetor 2024, 10:01
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor 2024, 13:36