Skema e TVSH-së në bujqësi me kompensim 10% për çdo faturë që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin që do t’i shesë ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë.
Ministri Salla po thonte se në faturë do të shënohet TVSH-ja në bazë të çmimit real të produktit. Ndërkohë, Braçe ndërhyri duke pyetur se si do të shënohet TVSH-ja në faturë. Në një moment deputeti i PS u filmua duke vendosur kokën mbi tavolinë, ndërsa tha se këta nuk e dinë.
Pjesë nga Debati
Salla: Në faturë do të shënohet TVSH-ja në bazë të çmimit real të produktit
Braçe: Si do shënohet TVSH-ja në faturë....
Heshtje
Braçe: Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr (mbështet kokën në tavolinë)
Salla: edhe sot ka çdo fermer që shkon në pikën e grumbullimit patjetër që merr autofaturën.
Braçe: Me thënë të drejtën jo
Salla: Si është
Braçe: Merr një copë letër, ku i thuhet kaq kilogramë solle
Salla: Qëllimi i 10% është të ndodhë faturimi i gjithë produktit, sepse do kërkojë autofaturën për të marrë kompensimin.
Baçe: Kjo është e faktuar, ose nuk do pres faturë, ose do presë frakturë fiktive ose nuk e mbledh produktin fare, se me 10% në hyrje dhe 20% në dalje nuk më del mua. Nuk njoh ndonjë grumbulles e përpunues kështu. E kemi pasur ne këtë skemë me 6%, dhe prap ka ndodhur
Salla: ka qenë për grumbulluesit jo për fermerët
Braçe: Nuk ka rëndësi fare
Salla: Ka rëndësi se e ka marrë grumbulluesi
Braçe: S’jam i interesuar për ta grumbulluar, çfarë do të të them këtu që vaji që prodhohet tani është pa formalizuar.
Lajmi kryesor:
Debate për financimin e bujqësisë/ Ministri: Buxheti për 2026-ën u rrit në 162 mln euro! Braçe: TVSH-ja 10% s'e zgjidh hallin e fermerëve










