Deputeti socialist Erion Braçe ka rikujtuar sërish për publikun dhe mbështetësit e tij ambicien për t’u zgjedhur kryetar i Bashkisë Tiranë në zgjedhjet vendore që pritet të mbahen në vitin 2027.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson përkushtimin dhe përgjegjëshmërinë që po tregon në punën e tij si deputet i kryeqytetit, dhe zotohet se me të njëjtën devotshmëri do t’i shërbejë Tiranës edhe nëse zgjidhet kryebashkiak i saj.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Unë u zgjodha me votë deputet!
Pas katër vitesh pa deputet,
nuk besoj që te “5”-a ka njeri që thotë “nuk e njoh deputetin” – cep më cep të “5”-ës!
Sepse deputeti nuk është vanitet, deputeti është punë!
Tani Tirana prej një viti është pa kryetar;
do ta rikthej edhe kryetarin e bashkisë me të njëjtin përkushtim siç ktheva deputetin,
lagje më lagje dhe rrugë më rrugë!
Komente












Si socialisti i vetem i vertete,e meriton te zgjidhesh,por duhet te ndalosh dhenien e te gjithe lejeve te ndertimit duke filluar nga kullat te parat.Je ne gjendje t'i ndalosh? Ke guxim t'i thuash /jo/ Rames? Po u betove te besh kete,fitoren e ke te sigurte.
Përgjigju@IRIS aty ku jeton ti ka kulla 100 kateshe dhe ti mburresh per kete.kam nje pytje te thjesht.Perse nuk do ne vendin tend te lindjes nje zhvillim te till si USA apo DUBAI.ju ka erresuar tamaqardheku syt.
Harroje, kurre nuk do behesh!
PërgjigjuPo çfar bere kur ishe zvenes kryeminister ? Ate do te besh edhe si kryetar I bashkise more miu i halese .As mos ta kalosh ndermend se do te behesh .