Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko kanë zhvilluar takime të rëndësishme në SHBA.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foto nga takimet, SPAK bën të ditur se Braho, Mara dhe Bejko u pritën nga Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe përfaqësues të OPDAT.
Përfaqësuesit e SPAK zhvilluan takime në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ICITAP, FBI dhe DEA. Në fokus të takimeve, sipas SPAK ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko u pritën nga Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe OPDAT, ku zhvilluan takime me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ICITAP, FBI dhe DEA, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Komente











Ne se bëhet një referendum SPAK bie dhe e meriton sepse është i kapur... SPAK duhet ta fillonte nga vrasësit e Gërdecit apo 21 Janarit.. SPAK duhet ta fillonte kush i shiti 4 hidrocentralet kush i shkatërroi uzinat e fabrikat,kush shiti gjith arsenalin e ushtrisë....
Përgjigju