Braimllari kallëzon në SPAK Peleshin dhe tre drejtorë në Korçë: Po bëjnë fushatën e PS-së...ato i përgjigjen me kundër padi për shpifje (DOKUMENTI)

Braimllari kallëzon në SPAK Peleshin dhe tre drejtorë në Korçë: Po bëjnë fushatën e PS-së...ato i përgjigjen me kundër padi për shpifje (DOKUMENTI)

Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari

KORÇË- Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka bërë kallëzim penal për kundërshtarin e tij politik, Niko Peleshi me akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’. Mes të paditurve është edhe Petrika Tollkuçi, drejtori i FSDKSH në Korçë, Ilir Bajlozi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë dhe Artur Qeramixhi, drejtor i OSHEE-së. Sipas, Braimllarit ato kanë lënë detyrën dhe janë angazhuar në fushatën elektorale për socialistët. Për kandidatin e LSI-së, sikur të mos mungonte përfshirja e tyre në fushatë, Bajlozi, Qeramixhi dhe Tollkuçi po detyrojnë edhe vartësitë e tyre me punë elektorale.

“Të gjithë këta shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike”- citohet në dokument.

E gjitha kjo, vijon Braimllari, është një tregues se Peleshit nuk i intereson Korça, por për interesa personale.

“Është shqetësuar Niko Peleshi pse i kanë përmendur Petrika Tollkuçin. Është shqetësuar pse i kanë përmendur Ilir Bajlozin. Është shqetësuar pse i kanë përmendur atë peshkaqenin e OSHEE. Por nuk shqetësohet Niko Peleshi pse të rinjtë e Korçës nuk kanë mundësi punësimi. Të rinjtë dhe të rejat e Korçës nuk kanë shpresë dhe nuk shqetësohet pse këto të rinj po e lënë Korçën, pse Korça po mbytet çdo ditë në varfëri ekstreme. Pse fermeri vendas nuk ka mundësi jo vetëm të shesë produktin, por edhe të krijojë të ardhura, për shkak të një politike klienteliste që Niko Peleshi ka ndërtuar në Korçë.

Shqetësohet Niko Peleshi për drejtorët e tij hajdutë. Pse ndodh kjo? Sepse është i lidhur me to. Sepse është pjesë e një grupi të strukturuar që merret me klientelizëm në Korçë, merret me ushtrimin e presionin dhe intimidimin ndaj qytetarëve. Niko Peleshi shqetësohet kur i përmend Petrika Tolkucin. Nuk shqetësohet kur i përmend varfërinë e Korçës. Pra kjo tregon qartë që ai është i lidhur me to, është pjesë e grupit. Pra kjo tregon që interesi i tij nuk është ekonomia e Korçës, nuk janë të rinjtë e Korçës por janë thjesht një grup i vogël që ndajnë paratë me njëri tjetrin dhe janë pjesë e një strukture që do shkrihet në mënyrën më spektakolare më 25 prill”, tha Braimllari.

Kallëzimi Penal i Endrit Braimllarit në Prokurori

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
Braimllari i paditi për shpërdorim detyre, 2 drejtorët në Korçë i kundërpërgjigjen me tjetër padi: Shpifje, s’kemi lënë postet për fushatë

1618482279_ipiccyimage.jpg

Ilir Bajlozi dhe Petrika Tollkuçi

Petrika Tollkuçi, drejtori i FSDKSH në Korçë, Ilir Bajlozi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë i janë përgjigjur padisë së kandidatit për deputet të LSI-së, Endrit Braimllari me një tjetër padi.

Ata e akuzojnë për shpifje, pasi sipas tyre akuza se kanë lënë postet për të bërë fushatë për PS-në.

“Sapo kam depozituar në gjykatën e rrethit gjyqësor Korcë një padi për shtetasin Endrit Brahimllari i cili në deklaratën e tij publike të ditës së djeshme më ka ofenduar personalisht duke përdorur emrin tim dhe disa epitete të cilat nuk e di si i ja nxë goja, gjithsesi unë nuk mund të merrem me fjalët e tij, unë kam ardhur pranë gjykatës për t’iu drejtuar gjykatës e cila do të vendosë në lidhje me shpifjet e tij të radhës”, tha Tollkuçi.

“Sapo depozitova pranë gjykatës së rrethit Korcë kallzimin penal për shtetasin Endrit Brahimllari, vlerësoj në mendimin tim që përveç gjykimit nga qytetarët këtë çështje le ta gjykojë edhe drejtësia për njerëz të tillë në deklaratat e tyre të papërgjegjshme. Personalisht do vazhdoj të jem në shërbim të qytetarëve të mi”, tha Bajlozi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion