Braimllari nga Maliqi: Topçiu dhe banda e tij do të shkojnë përpara drejtësisë! Me 25 Prill merr fund politika klienteliste

 Braimllari nga Maliqi: Topçiu dhe banda e tij do të shkojnë përpara drejtësisë! Me 25 Prill merr fund politika klienteliste

Endrit Braimllari

MALIQ- Ish deputeti i LSI Endrit Braimllari në një takim të zhvilluar ditën e sotme me qytetarët e Maliqit, ka derdhur "lumë" akuzash kundër kryetarit aktual të Bashkisë Gëzim Topçiu. Braimllari ka "kërcënuar" Topçiun  se do ta çojë përpara drejtësisë.

Në një postim të bërë në rrjetin e tij personal Facebook ai shprehet i revoltuar për mënyrën si është trajtuar Maliqi dhe qytetarët e tij duke rreshtuar problemet bazike jetësore të cilat nuk janë zgjidhur.

Ai premton se pas 25 prillit gjërat do të përmirësohen duke hapur vende pune dhe të mirëpaguara për të rinjtë e vendit.

Me 25 Prill Gezim Topçiu dhe e gjithe banda e tij do te shkojne perpara drejtesise, per tu bere shembull kombetar, me qellim qe te mos guxoje me njeri te luaje me varferine e qytetareve.

Bashkia e Maliqit po perballet me mungesen totale te infrastruktures, zona te tera jane pa uje te pishem, pa kanalizime dhe me mungese totale sherbimi ndaj qytetareve.
Paaftesia, nepozizmi, emerimet fiktive dhe mungesa e sherbimit eshte ajo çka Gezim Topçiu ofron per banoret e Maliqit.

Te rinjte e kesaj zone me prodhim te jashtezakonshem bujqesor jane te papune dhe mundesine e vetme shohin emigrimin duke mos pasur asnje mundesi ne kete vend per shkak te kesaj politike.

Me 25 Prill merr fund kjo politik klienteliste.
Me 25 Prill Gezim Topçiu dhe gjithe banda e tij do te shkojne perpara drejtesise me qellim qe te behen shembull kombetar per te mos guxuar me njeri te luaj me varferine e popullit, duke abuzuar dhe perfituar ne kurriz te tij.
Me 25 Prill hapim vende te reja pune te mirepaguara me qellim qe te kthejme te rinjte ne vend per t’i sherbyer Shqiperise", shprehet ai në statusin e tij në Facebook

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 15/11/2020 20:33

    O i shkofsh prapa Kejdi dhembcakalles mor hunderr. Shih endrra me sy hapur. Kdni mare fund bashke me Nafije dybekun e babaxhikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!