Braimllari për Report Tv: Fokusi i opozitës, programi dhe kandidatët! Krijimi i mundësive të barabarta, e panegociueshme për ne!

Me hyrjen e vitit 2021 dhe nisjen e numërimit mbrapsht drejt 25 prillit, opozita e Bashkuar i ka të qarta prioritetet e saj.

Teksa duket se energjia e saj është përqëndruar te përcaktimi i formacioneve sesi Basha, Kryemadhi e aleatët do të shkojnë në zgjedhje, paralelisht po punohet për alternativën me të cilën do të luftojnë Edi Ramën.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari thotë se fokusi i LSI-së është një program politik që do të kthejë shpresën te qytetarët.

“Fokusi i LSI është një program politik i cili krijon mundësi punësimi, kthen të rinjtë në vend dhe shpresën, për të investuar. Ajo çka ne po punojmë çdo ditë është krijimi i mundësive të barabarta për biznesin, suportimi i biznesit të vogël dhe të mesëm në mënyrë që të mos përqëndrohet ekonomia në duart e 3-4 oligarkëve. Ky program i qartë, për të kthyer shpresën. Këto pika janë të panegociueshme për ne. Kemi një grup të përbashkët me opozitën që të rakordojmë programet” – tha Braimllari.

Braimllari thotë se opozita ende nuk ka përjashtuar asnjë mundësi sesi të maksimalizohen votat, por thotë se LSI nuk i druhet daljes vetëm. Kjo forcë politike, i ka të gjitha potencialet për të garuar e vetme në zgjedhje.

“LSI ka një potencial të jashtëzakonshëm, për të dalë veçantë në lista, jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë vendin, por ky nuk është një vendim që më takon mua, është një vendim që i takon strukturave të LSI, cështje që merret në frontin e opozitës së Bashkuar sepse duhet të rakordohemi që shqiptarët pas 25 prillit të kenë një qeveri që mendon për to” - u shpreh Braimllari.

Përzgjedhja e kandidatëve, është një tjetër çështje për të cilët opozitarët vijojnë intensivisht punën.

“LSI është e qartë në aksionin e saj, ecën me një axhendë afatgjatë në raport me shërbimin dhe kërkesate qytetavëve për të zgjedhurit e tyre. Është e qartë me 12 drejtuesit e qarqeve, ata që do drejtojnë fushatën, për ekipet, që të ketë përfaqësues që kanë lidhje me zonën. Çdo emër i LSI ka fokusin kryesor largimin e kësaj qeverie, për të nxjerrë vendin te kjo krizë ku Rama ka futur vendin” – e përfundoi Braimllari.

Lidhur me intensifikimin e thirrjeve se garuesit më 25 prill duhet të gëzojnë një integritet të lartë të pastërstisë së figurës, Braimllari thotë se këto thirrje duhet të bien në veshin e Edi Ramës, pasi sipas tij, ky i fundit ka afruar në parti njerëz të lidhur me krimin. Për këtë arsye, Braimllari thotë se shumë socialistë të zhgënjyer nga Rama, po i bashkohet LSI.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem dorraci: 04/01/2021 21:47

    Po 120 mi euro bejn pune per kandidat.te tjerat me te pritur

    Përgjigju
  • Selita: 04/01/2021 20:14

    Ta din njerzit se sa mashtrus je ti do tja kishin ven emrin hundes se pinokut indrit

    Përgjigju
  • Endri: 04/01/2021 19:10

    Vetem te leku nuk negocioni ju. Pazarin e keni lart fare

    Përgjigju
  • O tej: 04/01/2021 17:57

    O Bullamar po ket temin do beni negociata?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë