Braktis fëmijët dhe burrin në gjumë, zhduket nusja nga Lushnja/E bija: E mashtruan për ta trafikuar

Në një lidhje skype për ’Pa Gjurmë’ vajza, e cila ishte 6 vjece kur nëna i braktisi, Matilda Dervishi edhe pse nuk e mban mend imazhin e nënës rrëfen jetën e vështirë që patën më pas, një jetë jo të bukur sic kishte emrin nëna e saj. 


Kam qenë shumë e vogël, nuk i mbaj mend as fytyrën e saj, asnjë veprim të saj. Nusja e dajës më ka thënë gjithë këtë histori. Ajo më ka thënë se na gjeti në një kasolle në gjumë. Vëllai ishte 6 muajsh e kishte lënë sipër plehut.Nusja dajës na mbajti derisa iku në Greqi dhe na rriti babai. Nuk kishim askënd të na ndihmonte. Jemi rritur mes plehrash, me shumë vështirësi. Nënën time nuk e mbaj mend. Nga kjo jetë kemi humbur vëllain tim të vogël. Ai ishte 6 muajsh kur iku nëna.Nusja e dajës na tha se e gjeti vëllain mes mizave.Nëna ishte larguar në orët e para të mëngjesit. Babai vetëm një fjali thoshte: Iku na la. Dhe nuk dinte se përse. Babai e dinte se do ta bënte këtë gjë, sepse nëna kishte një shoqëri të keqe. Me njerëzit nëna dhe babai shkonte shumë mirë. Nuk e besoj që babai e trajtonte keq, ai e mbante në shtëpi, nëna nuk punonte. Kishin afro 15 vite diferencë. Babain e kam pyetur shumë herë por nuk flet shumë për largimin e nënës. Kur iku për herë të parë në Greqi babai e pranoi për hir të fëmijëve. Pastaj nuk qëndroi shumë dhe përsëri iku. Sërish na la në gjumë.Tezet e mia nuk më kanë thënë kurrë asgjë. Ato nuk më tregojnë shumë. Nëna u largua me dëshirën e saj.


Matilda kërkon t’i përcjellë një mesazh të fortë nënës nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’. Ajo ka humbur nga kjo jetë njërin nga dy djemtë, Dritanin, të cilin e la foshnjë e nuk e pa as ditën që u nda nga kjo jetë pas një aksidenti të rëndë me motor.  


Një informacion erdhi tek. Kur u u aksidentua vëllai i vogël, njerëzit thanë se nëna kishte ardhur me një xhip të zi, në vitin 2013. Tezet dhe dajat e kanë thënë këtë, në atë kohë. Unë nuk i besoj askujt prej tyre. Ne nuk e besojmë që nëna ka ardhur atë ditë, do ta kishim njohur patjetër. Unë besoj se nëna ime është në Itali. Shumë vite më përpara na kanë thënë se është bërë nënë dhe ka fëmijë, madje i ka vënë emrat tanë. Por unë nuk e besoj këtë gjë. Kam një dhembje shumë të madhe. Dua ta gjej. Babai nisi shumë vonë një jetë të re. Njerka na përzuri nga shtëpia dhe kemi kaluar një jetë të vështirë.


Të gjendur në një varfëri të tejskajshme, për Bukurien, kjo ishte e dyta herë që largohej papritur, ndërsa në vitin 1993 emigroi në drejtim të Greqisë, ku kishte qëndruar 6 muaj me radhë. Edhe pse kjo ngjarje kishte qenë e rëndë për bashkëshortin, ai e fali të shoqen për hir të fëmijëve. Ky largim i dytë për Bukurien 31 vjece në atë kohë zgjati vite me radhë. Një nënë e dytë për fëmijët u bë kunata Lazime Balla, shtëpia e së cilës ishte shumë pranë banesës së Bukuries. Ajo u kujdes për pak kohë për fëmijët e vegjël. Babai u rimartua dhe njerka i dëboi nga shtëpia. 56-vjecarja nuk u bë më e gjallë, por fati i keq përndoqi edhe djalin e vogël që e la në kasollen e lopës. Pa njohur kurrë imazhin e nënës, që e la 6 muajsh, i biri mbylli sytë nga një aksident me motor që i mori jetën. Dy fëmijët e tjerë krijuan familjet e tyre dhe sot janë bërë vetë prindër. Vajza e saj Matilda është në kërkim të nënës, ndërsa i drejtoi këtë mesazh live, me shpresën se ajo është ende gjallë.

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë