Braktisen tokat në Spille e Kryevidh të Rrogozhinës, fermerët: Shkak mungesa e sistemit te vaditjes

Dhjetëra fermerë të zonës bregdetare të Spillesë e Kryevidhit në bashkinë e Rrogozhinës kanë braktisur tokën bujqësore.Me qindra hektarë toke prej vitesh është lënë nga ato djerr. Fermerët që i kanë në pronësi këto sipërfaqe toke shprehen se shkak për lënien djerr është bërë mungesa e sistemit te vaditjes dhe kullimit të ujit.

Për këtë arsye ata kërkojnë vëmendjen e shtetit për të ndërhyrë në sistemin e kullimit dhe atë të ujitjes në mënyrë që qindra hektarë tokë të ju shërbeje atyre për të kultivuar në to kultura të ndryshme bujqësore. Gjithashtu fermerët kërkojnë edhe suvencione më të larta si dhe uljen e çmimit të naftës dhe imputeve bujqësore siç janë plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët.

"Fermerë  Para 10 vitesh e kam punuar por duke ardh e pashë se më shuëm kushtonte nafta sesa prodhimi që bëja unë. Pa vaditje këtu nuk bëhet gjë. Suvencione nuk kemi parë ndonjëherë. Këtu nuk kemi parë asnjëgjë. Këtë kanalin nuk e mbaj mend ndonjëherë të pastrohet. Edhe sistemi ka qenë bërë shumë kohë më parë poe po falimenton. Fshatari nuk ka asnjëlloj fitimi. Nafta ëshët në stratosferë. Kostoja me humbje. Jemi detyruar ta lëmë pa punuar. Shqipëria është ku thërret qameti. Bujqësia është drejt falimentimit dhe fshatrat po braktisen."

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto problematika, edhe ura e cila shërben për kalimin e makinerive në tokat bujqësore nga dita ditës mund të shembet për shkak të amortizimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 29/10/2019 02:58

    BEJINI VETE;,MOS PRISNI NGA KY SHTET HAJDUT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite