Braktiset ‘Pavarësia’, Merita Halili
mes $ në SHBA, Noizy në Gjermani

Braktiset ‘Pavarësia’, Merita Halili<br />mes $ në SHBA, Noizy në Gjermani
TIRANE - Artistët shqiptarë ashtu si në çdo festë, kanë zgjedhur diasporën për të festuar duke lënë në ‘harresë’ Shqipërinë! E sikur të mos mjaftonte ky fakt, këngëtari britanik John Newman festoi bashkë me ne në shesh duke na bërë krenar me shqiponjën duke tentuar të realizojë simbolikën me dy duart. Një ngatërresë e cila u komentua gjatë gjithë ditës së djeshme në rrjetet sociale dhe webet on-line. Po cilët janë vendet ku këngëtarët shqiptarë zgjodhën të ishin prezent gjatë këtij përvjetori të Pavarësisë! Amerika, toka e premtuar, Gjermania, Italia, Anglia apo Zvicra janë disa nga destinacionet më të kërkuara dhe më të preferuara të këngëtarëve. Duke bërë një kërkim vetëm në rrjetet sociale, vëmë re se Manhatan, Florida, Dusseldorf apo Milano janë epiqendrat ku këngëtarët pëlqejnë të jenë më shumë.

Paraja, lakmia e këngëtarëve
Të shumtë janë artistët që zgjedhin të këndojnë jashtë trojeve shqiptare. Dhe jo për faktin se kanë më shumë fansa apo ndjehen më të vlerësuar apo për arsyen se duan të bëjnë karrierë muzikore, por për shkak se pagesa e tyre tejkalon çdo pagë mujore edhe të një deputeti të parlamentit Shqiptar. Diaspora, është destinacion dhe ëndërr e çdo këngëtari të ri i cili aspiron të jenë ‘in’ në treg. Pagesat nga 3 mijë euro deri në 10 mijë euro, janë  brenda limiteve, por kemi pasur raste dhe të veçanta ku këto shifra kanë tejkaluar çdo pritshmëri. Dy orë koncert ‘live’, ka arritur të kaloj çdo pritshmëri të këngëtarëve, ku vlerësimi monetar ka lënë pas atë artistik.

merita halili me shoke

Këngëtarët që ‘harruan’ Shqipërinë

Lista e këngëtarëve që zgjodhën që këtë 103 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë ta festojnë në diasporë nuk është e pakët. Këngëtarja Merita Halili e cila prej vitesh jeton dhe punon atje, na ka befasuar me një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet duke ecur nën qindra dollarë në një mbrëmje të mbajtur në Nju Xhersi. Këtu shkon përshtat fjala “Kur leku bëhet letër”... Por, nuk ngelen pas as këngëtarët e brezit të ri siç është Noizy në Hamburg të Gjermanisë apo Enca, 20 vjeçarja me format e saj bombastike në Amsterdam. Kësaj atmosfere nuk kishte si ti mungonte as Çiljeta e cila sëbashku me Shkumbin Ismajlin ishin në Firenze të Italisë. Kësaj liste nuk kishte si t’i mungonte as grupi Flori dhe Elvana Gjata të cilët përmes një postimi në profilin zyrtar treguan se ishin në Gjermani në këtë 28 Nëntor! Padyshim ikona e diasporës, Sinan Hoxha ka zgjedhur Zvicrën si destinacion fitimprurës, vend ku se ka zhgënjyer asnjëherë. Ndërsa, aktori brilant Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në USA, ku ka shfrytëzuar edhe mundësitë për ti rrëmbyer një intevristë Vildane Zenelit.
 
Ciljeta në Firenze
Enca në Amsterdam
Flori dhe Elvana në Gjermani
Merita Halili në Nju Xhersi
Ermal Mamaqi në Nju Jork
Sinan Hoxha ne Zvicër

*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com data 1 dhjetor

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!