Daily Mail ka zbuluar fakte të reja rreth divorcit më të famshën në botë për momentit ai mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Ato që kanë folur së fundmi janë dadot e 6 fëmijëve të tyre. Dadot kanë treguar se djali i tyre i adoptuar Maddox ka marrë si dhuratë kur mbushi 7 vjeç një thikë.

E pyetur se përse Jolie kishte vendosur t’i blinte të birit një dhuratë të tillë, ajo ka thënë ’’Nëna ime ma bleu një dhuratë të tillë kur isha 11-12 vjeçe, ndaj dhe unë e mora një të për Maddox.'' 

Dadot kanë rrëfyer gjithashtu se mes dy aktorëve më i rrepti është Brad, por kanë shtuar gjithashtu se në shtëpi është një kaos i madh dhe se Jolie dhe Pitt nuk kanë asnjë kontroll ndaj fëmijëve.

Njëra nga dadot ka deklaruar se fëmijët nuk e frekuentojnë rregullisht shkollën.

Mesa duket problemet që familja ka pasur tani po fillojnë të dalin një e nga një....

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com