Brataj në Report Tv: Piku te Urgjenca më 15 mars! Koronavirusi që në shkurt? S'ka të dhëna, por s'përjashtohet si mundësi

TIRANË- Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se Shqipëria ka shënuar pikun e telefonatave më 15 mars, ku 8300 persona i janë drejtuar '127' nga frika se mund të jenë infektuar me koronavirusi. Ndalur në debatin më të madh të ditëve të fundit, nëse koronavirusi ka ardhur në vendin tonë që në shkurt, Brataj tha se referuar të dhënave nuk është e vërtetë, por nuk e ka përjashtuar plotësisht si teori.

"1000-1100 thirrje në ditë kemi pasur para 8 marsit. Nga 8 marsi deri në 15 mars ka qenë kulm i rritjes së thirrjeve, 8300 si numër thirrje duke ardhur në ulje, 6000-7000 ka qëndruar gjatë një jave. Në këto momente jemi në rreth 2500 thirrje. Nga numri maksimal i thirrje, 5500 ishin për arsye koronavirusi. Kanë ardhur të dy numrat në ulje, 250-400 te 0840 40. Që të flasësh për një sëmundje duhet të kesh të dhëna dhe fakte, edhe koronavirusi si simptomatologji dhe si sëmundje i ngjan gripit, edhe analiza imazherike, të gjitha dëmtimet pneumoniale japin të njëjtën shenje, nuk mund të them që nuk kanë pasur më parë Nga 1 janari deri dje, janë nxjerrë të dhënat  ku janë parë 2000 raste të këtyre diagnozave, kanë qenë 2800 pacientë në shkurt dhe në mars 9089. Po të kishte koronavirus që në shkurt do kishim shtim të pacientëve, po të ketë pasur një rast sporadik, askush nuk mund ta thotë me përpikmëri që po ka qenë më koronavirus", tha Brataj.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, Brataj ka sjellë shifra të dhënë nga OBSH-ja ku vendos theksin se asnjë shtet në botë nuk ka bërë testim të plotë të popullsi. Ai renditi vendetet që kanë bërë më shumë teste në raport me numrin e popullsisë, dhe ta se asnjëra prej tyre nuk e ka kaluar masën e 10%.

"Kjo është një e dhënë që mbështet sa i përket rasteve. Një person që ka simptoma dhe i vëhet tampon. S' ka asnjë vend në botë që i është bërë tampon të gjithë. Emiratat Arabe kanë bërë më shumë teste, Italia vjen pastaj, Spanja, Gjermania, Australia, Rusia, Kanadaja, Amerika, Venezuela, Koreja e Hugut, turqia, Anglia, Franca, Irani, Shqipëria dhe India. Asnjë nuk ka bërë 10% të popullsisë. Nuk ka sens se veç kostos ekonomike është edhe bërja e tyre në kohë. Që të bësh 3 mln teste do muaj", shtoi Brataj.

Dy javët në vijim janë vendimtare, sipas Brataj, ku do të shihet edhe efekti i lehtësimit të masave, ndonëse sipas tij, pritshmëritë nuk janë që të ketë një rritje të të infektuarve. 

"Nuk parashikohet nëse ka ardhur fundi, se është një gjë e re që nuk e njohim si virus. Gjermania i hapi më shumë masave, po ka një shtim të numrit të të infektuarve, Rusia, Suedia po ashtu. Kjo hapje që po bëjmë ne e bëjmë të kontrolluar, e hapim për dy javë, nëse d të kemi një rritje të infeksionit, por nëse nuk do të jetë jashtë kontrollit, dhe unë mendoj se nuk do të arrij do të ketë lirim të masave të tjera, do të jetë vendimtare. Varet nga respektimi i masave nga qytetarët. Duke parë që në 150 ditë virusi ka maksimumin dhe uljen dhe zhdukjen e tij, ne jemi drejt asaj ulje. Rritjave e temperaturave ndikon në disakztiviv të virusit, është për t'u çuditur rasti im që ato që unë rrija ditë për ditë dolën negativ", përfundoi Brataj në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë