Fushata elektorale/ Brataj për Report Tv: Partitë politike po çojnë virusin edhe në zona të painfektuara më parë! Deri tani është vaksinuar 8.2% e popullsisë

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se ndonëse të gjithë indikatorët e pandemisë janë në ulje, sërish pritet një rritje e infeksioneve në fillim të muajit maj. Në një intervistë për gazetaren e "Report TV" Doris Sallaku, Brataj u shpreh se ka një shtim të zonave të infektuara, ku nuk ishin regjistruar më parë raste infeksioni, duke shtuar se për këtë mund të ketë ndikuar edhe aktiviteti i partive politike që po bëjnë fushatë në të gjitha zonat.  

"Në fillim të majit do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo me ato përmasa që kemi parë deri tani. Janë 140 fshatra dhe qytete, kishim 105 para 20 ditësh, ka shkuar virusi është përhapur dhe në këto zona dhe besoj se kjo edhe se ky muaj është muaji ku të gjitha partitë politik po paraqiten në të gjitha këto zona. Vatra kryesore në fillim ishte Tirana dhe ikja nëpër qytete turistike dhe detyrimisht  lëvizja e njerëzve që janë të infektuar, pavarësisht nëse janë të sëmurë apo jo, janë burim infeksioni, edhe kjo po ndikon", tha Brataj.

Ndalur te procesi i vaksinimit, Brataj tha se po ecën me ritme mjaft të shpejta dhe se deri më tani janë vaksinuar 8.2% e popullsisë. Ai i bëri apel edhe njëherë qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar se vaksinat i kanë kaluar të gjitha provat dhe se efektet anësore janë vetëm fiziologjike dhe nuk zgjasin më shumë se një apo dy ditë.

"Të gjitha vaksinat e kanë efikasitetin e tyre, sado mutacione të pësojë virusi, në vaksina o bëhen ndryshimet e duhura, por i them njerëzve që duet ët vaksinohen, vaksinat i kanë kaluar të gjitha provat. Nuk është parë asnjë ndryshim për të thënë që ka më shumë efekte anësore njëra apo tjetra, fatmirësisht të gjitha efektet anësore kalojnë me një ditë apo dy dhe janë fiziologjike. Nuk duhet të përhapim lajmin e gabuar se kush e ka kaluar sëmundjen dhe kush është vaksinuar, nuk sëmuret më. Sëmuren, normal e kalojnë me forma më të lehta, por mund të sëmuren dhe të bëhen përhapës të infeksionit. Njerëzit duhet ta dinë se sa të kryhet imunizimi i të gjithëve, duhet të jenë më të kujdesshëm. Jemi drejt rrugës së duhur, vaksinimi ishte drita jeshile në fund të tunelit dhe jemi në dalje të tunelit. Jemi një ndër vendet e para, ku 8.2% e popullsisë është vaksinuar. Mendoj se jemi në fazën e fundit të pandemisë", shtoi Brataj.

I pyetur nëse do të ketë një lehtësim të masave anti-COVID gjatë muajit të Ramazanit, Brataj tha se situata do të vlerësohet, ndërsa shtoi se qershori me shumë mundësi do të na gjejë pa masa kufizuese dhe se jemi në fazën e fundit të pandemisë.

"Duhet edhe një javë për muajin e Ramazanit, do të shohim indikatorët dhe nëse do jetë një kërkesë e tillë, do të shohim nëse do të jetë e mundur apo jo. Në qershor besoj se do të jemi pa masa kufizuese. Eksperienca mbi 1 vjeçare na tregoi shumë gjëra, edhe verën e kaluar pati shumë pak masa kufizuese dhe një rënie të të gjithë indikatorëve. Vera mendoj se është një faktor favorizues për dobësimin e virusit dhe për një qarkullim më të lirë të njerëzve, do të ishte një mënyrë natyrale e imunizimit", përfundoi Brataj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje