BRATISLAVË, 2 shtator /ATSH-AFP/ - Sllovakia ka nisur livrimin e gazit me drejtim tjetër drejt Ukrainës, privuar nga gazi rus për shkak të konfliktit të armatosur në lindje, njoftoi qeveria sllovake.
Gazi evropian është dërguar nga Sllovakia në drejtim tjetër nga ai i dërguar nga Rusia në Evropë, nëpërmjet një gazsjellësi rezervë, deri tani i papërdorur mes dy vendeve.
Kryeministrat sllovakë dhe ukrainas, Robert Fico dhe Arseni Jatseniuk, morën pjesë në vendosjen e shërbimit tregtar të këtij gazjellësi, që lidh Vojaninin, në Sllovakine Lindore, me Oujgorod, në perëndim të Ukrainës.
"Ky operacion do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë energjetike të Ukrainës. Bëhet fjalë për zgjidhjen më të mirë të mundshme, nga pikëpamja teknologjike dhe gjithashtu juridike", deklaroi Fico.
Kapaciteti maksimal i këtij gazjellësi, 10 miliardë metra kub në vit mund të arrihet pranverën e ardhshme. Ukraina konsumon rreth 50 miliardë metra kub gaz në vit, 30 miliardë prej të cilave importoheshin nga Rusia./
/ec/ a.jor.