BRAZIL - Një mace është ndaluar në ambientet e një burgu në Brazil ndërsa në trup mbante të ngjitura disa materiale të destinuara për të dënuarit. Macja e bardhë u kap në momentin kur kaloi muret rrethuese duke hyrë në ambientet e brendshme të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Incidenti ndodhi në qytetin Arapiraca, rreth 250 kilometra në jugperëndim Recife.

Policia konfiskoi telefon celular, kufje dhe karikues sëbashku me objekte të tjera ndërsa macja u dërgua në një qendër të kujdesit për kafshët.

Në këtë burg ndodhen rreth 263 persona ndërsa zëdhënësi i institucionit tha se është e vështirë të gjenden përgjegjësit për aq kohë sa macja nuk flet.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)