Ditën e mërkurë kanë filluar riparimet në dy gishtat e statujës së Krishtit në Rio de Janeiro të Brazilit. Statuja u dëmtua disa ditë më parë si pasojë e rrufeve që e goditën gjatë një stuhie.

Zyrtarët thonë se do të duhen rreth 4 muaj për të riparuar dëmet, pas ekzaminimit të afërt të kryer ditën e sotme. Ata shtuan se do të vendosnin më shumë rrufepritëse për të parandaluar dëmtime të ngjashme në të ardhmen.

Por statuja 30 metra e lartë, e cila ndodhet në majë të kodrës Corovado dhe që ofron një pamje spektakolare të qytetit të Rio-s do të qëndrojë e hapur për turistët.

Kjo nuk ishte as hera e parë që statuja është dëmtuar, pasi e njëjta gje ndodhi dhe në shkurt të vitit 2008, kur një tjetër rrufe dëmtoi kokën e saj.

Statuja e Krishtit u inaugurua në vitin 1931 dhe iu nënshtrua një restaurimi me vlerë 4 milionë dollarë në vitin 2010. Për ndërtimin e saj janë përdorur 700 ton beton.


Redakisa Online
(o.b/shqiptarja.com)