Siç mund të shihet në video, ndërkohë që gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, po fliste për televizionin RJTV, një i ri i tërheq me forcë varësen që kishte në qafë dhe largohet me vrap. Gazetari i televizionit mundohet ta ndjekë por i riu është shumë i shpejt për të.
Çuditërisht gruaja nuk duket shumë e shqetësuar nga ngjarja. Ndoshta nuk ishte as hera e parë që diçka e tillë i ndodh. Rio de Janeiro njihet si një nga qytetet me kriminalitetin me të madh në botë, ku periferia e vendit është e kontrolluar nga bandat e drogës.
Vetëm në muajin gusht të vitit të kaluar 406 persona u vranë në të gjithë Brazilin, një rritje me 40% krahasuar me 2012-ën.
Muajin e fundit vendi ka nisur një operacion kundër favelave, kasolleve të ndërtuara në periferi të qyteteve, ku janë përdorur dhe helikopterët dhe autoblindat. Rreth 1400 ustharë dhe policë patrullojnë rrugët e qyteteteve, vetëm 2 muaj para fillimit të Kupës së Botës.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)