Brazil - Një i pastrehë ka jetuar për 13 vite pranë një varri në varrezat e Santa Isabel së bashku me skeletin e mikut të tij më të mirë. Fabio Beraldo Rigol, 47 vjeç, vendosi të jetonte pranë varrit të milkut të tij pasi filloi të përdorte drogë.

47-vjeçari tha se nuk ka frikë nga të vdekurit. "I frikësohem më shumë të gjallëve se sa të vdekurve. Unë nuk jam folës i madh, kështu që skeleti më përshtatet mua. Unë duhet të largohesha nga shtëpia.

Po endesha rrugëve dhe një natë me shi, nuk e mbaj mend se si, por u zgjova në varreza", tha i pastrehu. Por, Rigol shtoi se nuk ka ndërmend që të qëndrojë në varreza përgjithmonë.

"Unë ende dua të kthehem bë shtëpinë time, edhe nëse ajo është vetëm një dhomë gjumi dhe banjo. Jeta ime nuk ka mbaruar akoma", tha 47-vjeçari.


(v.gj/shqiptarja.com)