Kllouni më popullor brazilian, Tiririca, i cili u bë në vitin 2010 deputeti federal në Sao Paulo nën sloganin "Nuk mund të jetë më keq!", u rizgjodh dje duke marrë një milion vota.
"Ky rezultat e bën deputetin e dytë me më shumë vota në vend", sipas të dhënave nga Gjykata e Lartë Zgjedhore (TSE).
Para katër vitesh, ky kloun, në atë kohë analfabet, mori 1,3 milionë vota për Partinë e Republikës (PR, e djathtë) dhe ishte gjithashtu deputeti më me shumë vota në Brazil. Këtë herë ai u kalua nga Celso Russomanno, gazetar i njohur dhe mbrojtës i të drejtave të konsumatorëve, kandidat për Partinë Republikane braziliane (PRB).
"Ju e di çfarë bëjnë deputetët? Unë jo më, atëhere votoni për mua dhe do ta verifikoni", theksoi Tiririca në fushatë zgjedhore, të cilën e zhvilloi me veshje klouni dhe paruke me ngjyra
Ai kishte mësuar të shkruante emrin e tij për të mbajtur funksionin.
Në katër vite ai nuk ka marrë kurrë fjalën në seancë plenare. Asnjë prej projekteve të tij nuk është miratuar. Por ai ka qenë një prej ligjvënësve më konstant në Dhomën e Ulët.
Në këtë vend të lodhur nga korrupsioni i përhershëm dhe denoncimet për ryshfete për parlamentarët, kandidatët absurdë si deputetë federalë apo rajonal janë të shumtë.
Këta kandidatë kërkojnë të shfaqin një qëndrim kritik ndaj një sistemi politik të diskretituar dhe ndarë mes 32 partive.
ATSH
/Shqiptarja.com