Vetëm pak ditë pas hedhjes së shortit për finalet e kampionatit Botëror që do zhvillohet vitin tjetër, Brazili ka bërë një paraqitje aspak të mirë para syve të botës.

Ndeshja Atletico Paranaense-Vasco da Gama, e vlefshme për javën e 38 dhe të fundit të kampionatit brazilian ka degjeneruar në dhunë dhe përleshje të ashpra në stadium duke përfunduar me një bilanc të rënduar që ngjante me një beteje lufte.  

Ndeshja ishte e shumëpritur pasi, Atletico Paranaense luftonte për hyrjen në Libertadores, ndërsa Vasco për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Gjithcka filloi në minutën e 17 kur ndeshja ishte 1-0 për vendasit, teksa tifozët fillojnë përleshjen në shkallët e stadiumit, arbitri pezullon takimin.

perleshje ne stadium
Foto të tjera

Policia mbërrin disa minuta me vonesë, pasi sigurinë  e kishte marrë përsipër  një agjenci private dhe qëllon në ajër për të shpërndarë tifozët. Pas policisë mbërrin edhe një helikopter për të transportuar tifozët e plagosur në gjendje të rëndë. Vasco humbi takimin 5-1 duke zbritur një kategori më poshtë.


(d.b/shqiptarja.com)