RIO DE ZHANEIRO- Policia ushtarake ka vendosur 35 mijë trupa që prej të premtes në të gjithë shtetin e Rios për të garantuar sigurinë e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Brazil që do të zhvillohen nesër, pas sulmeve nga disa kriminelë kundër pikave policore.
Sekretariati i Sigurisë së shtetit, shpjegoi se ka përshpejtuar me 24 orë vendosjen e trupave, pas vrasjes, më 17 tetor, të një polici, në lagjet më të varfra të vendit të cilat deri pak kohë më parë drejtoheshin nga trafikantët e drogës.
Një ditë më parë, dy policë ishin plagosur në përplasje mes trafikantëve dhe policisë në një lagje në qendër të qytetit. Ndërsa në "Complexo da Mare", disa lagje që ndodhen pranë aeroportit ndërkombëtar, zhvillohen luftime të vazhdueshme mes grupeve kriminale pavarësisht pranisë së ushtrisë.
Që prej prillit, 3 000 ushtarë mbajnë nën mbikqyrje "Complexo da Mare", ndërsa dje u shtuan edhe 110 marinsa si përforcime, sikurse ndodhi edhe në raundin e parë të zgjedhjeve më 5 tetor.
Rezultatet presidenciale do të publikohen pas orës 20:00 me orë lokale (22:00 GMT), sipas Gjykatës së Lartë Elektorale./ATSH/
/Shqiptarja.com