BRAZIL - Banorët e një lagjeje në "Abaetetuba" të Brazilit panë të tmerruar ndërsa një gropë gjigande u përpiu shtëpitë.
Pamjet e filmuara nga një kamera sigurie tregojnë momentin kur toka u hap duke shkatërruar gjithçka kishte mbi të. Njerëzit mund të shihen ndërsa dalin më nxitim nga shtëpitë e tyre për të parë se çfarë po ndodh.
Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga ky incident. Në video mund të shihet dhe një grup banorësh të zonës ndërsa nxitojnë të ndihmojnë një grua dhe fëmijën e saj të zbresin nga dritarja e shtëpisë së tyre, pak sekonda para se ajo të përpihej nga gropa.
Besohet se kjo gropë u krijua si pasojë e erozionit të lumit Maracaturia që kalon përgjatë qytetit. Disa ditë para se të ndodhte ky incident, niveli i lumit ishte rritur dukshëm. Më shumë se 300 persona mbetën pa shtëpi nga ky incident. Policia lokale bëri të ditur se shumica e tyre u strehuan në një gjimnaz, ndërkohë që pjesa tjetër shkuan të jetonin tek të afërmit e tyre.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com