Bregdeti i tejmbushur/ Mbi 250 mijë pushues nga Gjiri i Lalëzit në Golem, shqiptarët e Kosovës besnikë të Shëngjinit! Velipoja e prenotuar deri në shtator

DURRËSI

Prej disa javësh vendi ynë është pushtuar nga turistët e huaj, të cilët kanë zgjedhur bukuritë e bregdetit shqiptar për të pushuar.

Vetëm pak km larg kryeqytetit, në qytetin bregdetar të Durrësit plazhet janë të tejmbushura me pushues. Vetëm këtë të diel, numri i tyre nga Gjiri i Lalëzit e deri në Golem i kalon 250 mijë.

Ajo që e favorizon më shumë Durrësin si destinacion është aplikimi i konceptit all Inclusive, si dhe çmimet ende ta parritura.

VLORA

Bregdeti i jugut edhe këtë vit vijon të jetë më i preferuari. Këto pamje i përkasin plazhit pranë Ujit të ftohtë në Vlorë, ku siç shihet turistët janë të shumtë në numër.

SARANDË

Në pikun e sezonit turistik, Borshi, Jala dhe plazhet e tjera të Sarandës janë tejmbushur me turistë.

Kreu i operatorëve turistikë Arben Çipa, thotë se numri i pushuesve është më i lartë se vitin e kaluar. Pritshmëritë vijojnë të larta, falë investimeve në zonë, por edhe shërbimeve që ata ofrojnë.

LEZHË

Edhe Shëngjini është i mbipopulluar në këto ditë të nxehta vere. Një pjesë e madhe e tyre janë nga vende të ndryshme të botës, por as këtë vit nuk mungojnë qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e veriut, të cilët vijojnë t’i qëndrojnë besnik turizmit patriotik.

SHKODËR

“Këto pamje i përkasin të dielës në plazhin e Velipojës”.

Velipoja është një tjetër destinacion i preferuar në këtë sezon, ku deri në shtator rreth 200 strukturat akomoduese si hotele e shtëpi pushimi janë të rezervuara. Synimi është që këtë vit, numri i pushuesve t’i kalojë 400.000 pushues, pa llogaritur pushuesit ditorë, kryesisht banorë të Shkodrës.

Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga Veriu në Jug, duke ardhur nga çdo vend i botës. Turistët nuk shijojnë vetëm atraksionet turistike të vendit, por edhe ushqimet tradicionale dhe mikpritjen shqiptare. 

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 14/07/2024 21:19

    me cfare i numeroi partia apo u ka vene gps hahaha

    Përgjigju
    • Me numer sufllaqesh te shitura: 14/07/2024 22:36

      Me numer sufllaqesh te shitura

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë