EMRAT/ Lanë djalin me autizëm në makinë dhe vdiq nga vapa, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

EMRAT/ Lanë djalin me autizëm në makinë dhe vdiq nga vapa, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Një 23 vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Pogradeci, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjec, i cili ishte pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut