HIMARË - Rehabilitimi Arkitekturor i fshatrave të Bregdetit të fshtarve jugut ka qenë kryefjala e konferencës "Marrëveshja e Himarës" iniciuar nga deputeti Koço Kokëdhima, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, Bashkinë e Himarës, INUK dhe policinë me qëllim Rehabilitimin Arkitekturor të Bregdetit 

Projekti për fshatrat e zonës bregdetare jugore i jep rëndësi menaxhimit të territorit, rikonstruktimit arkitekturor të banesave vendase dhe bashkëpunimin e banorëve për vënien në zbatim të tij.
 
Banorët e kësaj zone kanë pasur mundësi të ngrinin pyetje mbi probleme të së përditshmes së tyre, por edhe të ishin pjesë aktive e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Deputeti Koço Kokëdhima u zotua për zhdukjen e fenomenit të ndërtimit pa leje dhe zaptimit të padrejtë të pronave. 

Fjala e deputetit të Sarandës, Koço Kokëdhima

“Rruga jonë është që të përmbushim premtimet që i kemi bërë popullit në 23 qershor. Rruga jonë është të dëgjojmë me respekt të madh atë plakun atje, dhe të shkojmë t’i zgjidhim punën atij. Nuk mund ta lëmë atë plak që gëzon tokën e vet në bazë të ligjeve, të shkojnë dhe t’ia uzurpojnë dhe të ndërtojnë në tokën e tij qytetarë të tjerë”- u shpreh deputeti Kokëdhima.

Në fokus të takimit me banoret e Himarës dhe fshatrave përreth kanë qenë diskutimet mbi çështje të zhvillimit urban, ruajtjes së vlerave monumentale e arkitektonike që zona ka dhe bashkëjetesa në harmoni me natyrën. Ndërsa janë prekur edhe çështje sikurse ndërtimet pa leje, procesi i legalizimit, procesi i kthimit të pronave ish-pronarëve.

Kjo marrëveshje ka çuar në Himarë personalitete të njohura në nivel qeverisës të cilët në bashkëpunim me qytetarët e Himarës e fshatrave përreth kanë venë në fokus zhvillimin urban të kësaj zone, ndër më të rëndësishmet turistike në vend.
 
Të pranishëm në këtë event kanë qenë Artan Shkreli, Konsulent në Kryeministri, Zyhdi Dajti, drejtori i INUK, Artan Lame, drejtori i ALUIZNI-t, Auron Tare, drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Gjergji Goro, Kryetar i Bashkisë Himarë si dhe kryetarë të njësive vendore të qarkut të Vlorës etj. 

Në fjalën e tij kreu i legalizimeve, Lame, me të njëjtin mendim me deputetin Kokëdhima, shoi se bregdetin e Himarës e ka shpëtuar nga betonizimi mungesa e rrugës dhe varfëria e banorëve të zonës. 
“Shumë nga ne shohin ëndrra që mund të ndërtojnë ku ju pëlqen, por duhet të heqin dorë. Mbi 1 milionë shqiptarë thanë që nuk mund të vazhdohet më kështu, me këtë egërsi mbi territorin”-tha Lame 
 
Në fund të këtij takimi pozitivisht i janë përgjigjur nismës edhe qytetarë të Himarës të cilët kane firmosur marrëveshjen e prezantuar nga deputeti i tyre Kokëdhima.

Koço Kokëdhima

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)