Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, ka dalë sot në një prononcim për medit për të bërë prezente përgjigjen kthyer qeverisë, e cila ka dërguar për mendim propozimin për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit në Komisionin e Integrimit në Parlament.
Bregu argumenton se "i vetmi standard i aplikuar sot në Evropë apo në vende të cilat kanë qenë apo kanë kaluar në këtë proçes, sikurse Estonia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, në këtë faze, ngritja e Këshillit Kombëtar të Integrimit është një strukturë parlamentare. Pra, është një organizëm i cili i lihet Parlamentit për të ekzekutuar rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë. I kam kthyer përgjigje ministres së Integrimit per letrën e saj dërguar Komisionit të Integrimit, duke i kërkuar qetësisht e mirësisht që të mos zbatojnë asnjë standard tjetër përveç standardit evropian, ndryshe të mos bëjnë asnjë shpikje, të mos shpikin modele të paqena, eksperienca të patestuara dhe për më tepër qysh në fillimin e tyre dhe në konceptim, kanë sigurimin e dështimit të plotë".
Bregu theksoi se "qeveria ka formate dhe organizma të cilat kontrollojnë reformat në proçesin e integrimit dhe drejtohen nga kryeministri i vendit. Këtë rradhë i takon Parlamentit, si një detyrim dhe konkluzion i dialogut të nivelit të lartë për Evropën, të ngrejë një strukturë e cila do të jetë bazë për të monitoruar qeverinë në fazat e ardhshme të procesit të integrimit. Kjo do të thotë që i vetmi standard i zbatuar, e përsëris në Estoni, në Slloveni, në Kroaci, në Mal të Zi, në Maqedoni, eshte se ky proces është drejtuar nga Parlamenti, nda i kërkojmë qeverisë të zbatohet edhe në këtë rast në Shqipëri. Kjo do të thotë që Këshilli Kombëtar i Integrimit ka për kryetar përfaqësuesin e opozitës, nënkryetar nga mazhoranca dhe anëtar me numër të barabartë votash, duke qenë një Këshill Konsultativ, nga forcat politike në Parlament, përfshirë shoqërinë civile dhe përfaqësues nga zyra e Presidentit, përfaqësues nga qeveria dhe nga institucionet e pavarura". /ATSH/
/Shqiptarja.com