Ish-ministrja e Integirmit, Majlinda Bregu në një intervistë për Report Tv tregon për postin e ri në zyrat e Bashkimit Europian. Ajo është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëkëpunim Rajonal, post i cili ka këtë rol: “Ka për detyrë kryesore nxitjen e bashkëpunimit në Europën Juglindore, qoftë ai bashkëpunim ekonomik, bashkëpunim social dhe sigurisht politik, duke çuar përpara dhe duke i dhënë hov procesit të europianizimit të të gjithë Europës Juglinore”, tha Bregu.
Ish-ministrja e Integrimit u shpreh se gara ishte e vëshitirë me ish-kryeministin e Malit të Zi por mbështetja për të ka qenë e gjithanshme.
“Ne kemi kaluar 5 raunde votimi në të cilët mazhoranca në krah të Shqipërisë e konsoliduar në votimin e djeshëm shumë qartë e detyron palën tjetër që të tërhiqet dhe të mos kërkojë më vazhdimin e garës, bazuar në mazhorancë apo në numër votash. Këtu nuk bëhet fjalë për luftë për të marrë një pozicion dhe një vend por dakordësi dhe konsensus”, u shpreh ish-ministrja.
Ish-deputetja e Partisë Demokraitke është e para shqiptare që e merr këtë post.
“Jam e para shqiptare që e merr një detyrë të rëndësishme në një nivel ekzekutiv kaq të lartë por dhe e para grua dhe ky është dyfish lajm i mire, sepse bota e drejtuar për gjithë kohën e gjatë nga burrat, nuk është se ka rezultuar kaq shumë e suksesshme”, u shpreh zonja Bregu.
Si kontributor në karrierën e saj Bregu përmend ish-kryeministrin Sali Berisha. “Kam marrë urime nga të gjithë miqtë dhe dashmirësit. Mos prisni ‘ti përmend që të gjithë me emra por të jeni të sigurt që Sali Berisha është një nga kontributorët e karrierës sime”, tha Bregu.
Komente

O majlinda bregu ske faj ti fajin e ka qelbësira edi rama që të çon ty aty . E ti falenderon njeriun më të uryer të shqiptarve kriminelin spiunin e U D B fundërrinën malok sali berisha hiena
PërgjigjuPer te falenderu,falenderon Berishen,pooooor syrin ja luan Rames.
PërgjigjuKy sala per ju mbret ngeli po mire mo a ka qen ky 97 gerdeci pronat vrasjet kaq i mire qenka per ju vetem populli se kupton kete apo ku kuptoim ne hajde hajde nese ti te punosh gezushem o zonje po thirrini mendjes
PërgjigjuVetem she permende SB nuk e ke merituar
PërgjigjuDo ishte mire te mos e permendje faaare SB o Majlinde, se ne e dimesh mire qe ti vete nuk ja ke bere kurre verejtje, jo me ti ktheje kurrizin personit qe beri Gerdecin, 21 Janarin etj etj. Shkurt mos ja hiq koren se plaga eshte e pasheruar. Nese nje gazetar i huaj do te te drejtohet me pyetjen : cmarrdhenie keni me ish KM e pd-se bej kujdes se nuk e ha kush sapunin per djath. Politika keshtu e paska, hajdutin e zgjedh president, ty qe ke idhull Berishen te mbeshtet me ok-jera,por te ishe nga ndonje vend tjeter nuk do e fitoje kete pozicion
PërgjigjuUrime zonja Bregu.Merita eshte sa e juaja ,po aq edhe e shqipetareve te ekulibruar ,si dhe politikaneve me ne ze, qe kane drejtuar shqiperine.