Bregu thumbon Bashën nga Shëngjergji dhe i bashkohet Erjon Veliajt në festën e domates (FOTO)
Demokratja Majlinda Bregu shkon në festën e domates në Shëngjergj të vizituar edhe nga kryebashkiaku Veliaj. Por ndërsa kërkon zhvillime për fshatin ku thotë se është mbesë, Bregu nuk i kursen thumbat për ata që drejtojnë sot PD
Majlinda Bregu në festën e domates
Shëngjergji priti të shtunën festën tradicionale të domates, “Domate Fest”, një panair me produkte të zonës, ku banorët, por edhe restorantet e bujtinat e zonës, prezantuan pjatat e tyre me ushqime tradicionale mes gjelbërimit dhe muzikës.
Festës nuk i është bashkuar vetëm kryebashkiaku Erjon Veliaj që ka vizituar disa nga stendat e panairit, por edhe një demokrate si Majlinda Bregu.

Postimi i Majlinda Bregut në Instagram
Përmes fotove të postuara në Instagram, Bregu thotë se është mbesë në këtë fshat, por nuk i kursen thumbat për ata që qeverisin sot Partinë Demokratike. Ajo thotë se rrugën e këtij fshati që ka nevojë për vëmendje e zhvillim e ka ndërtuar “PD-ja e vërtetë”.
Ne Shengjergj! Ne fshatin ku jam mbese, permes rruges qe ndertoi PD e vertete, vetem 40 km larg Tiranes, aty ku ka edhe lume edhe mal edhe ujvare dhe liqen, edhe me shume nevoje per vemendje & zhvillim te qendrueshem rural!
Majlinda Bregu
Kujtojmë se përgjatë gjithë ditës së sotme, banorë të zonës, por edhe turistë e vizitorë të shumtë, ndoqën një sërë aktivitetesh, mes të tjerash vizita tek rrënojat e shkollës së parë shqipe në Tiranë, vizitë tek Ujëvara e Përroit të Kecit, tek Mulliri i vjetër etj. Shëngjergji është një zonë që ofron disa destinacione, për ata që e duan natyrën dhe ushqimin bio.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal
3 Janar, 20:25
-
Bregu: SEPA në Ballkan, një hap i madh drejt BE
22 Nëntor 2024, 09:25
-
Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027
15 Qershor 2024, 10:18
-
Vajza e Majlinda Bregut bën publike lidhjen e dashurisë, kush ja ka 'marrë zemrën' Kejdës
28 Prill 2024, 11:29
-
Majlinda Bregu ironizon Alibeajn: Logoja apo vula s'të bën kryetar! Frika ime më e madhe ishte vetëshkatërrimi i PD, gjë që po ndodh
3 Prill 2023, 17:42
-
Bregu në Report Tv: Shqipëria i ka mundësitë që të mos premtojë qytetarët për datën e anëtarësimit, por t’i bëjë të ndihen europian! Samiti, ngjarje historike
6 Dhjetor 2022, 15:00
-
Media malazeze shkroi se po hetohej për abuzime me fondet e BE-së, reagon Majlinda Bregu: Shpifje
21 Tetor 2022, 12:07
-
Media malazeze: Majlinda Bregu po hetohet për abuzimet me fondet e RCC! Favorizoi kompaninë shqiptare nga një tender i BE-së
20 Tetor 2022, 22:15
-
Majlinda Bregu: Më mirë vonë se kurrë!
19 Korrik 2022, 10:05
-
Majlinda Bregu jep lajmin e mirë! Që prej 8 qershorit fillon puna për uljen e tarifave roaming, mes Ballkanit dhe BE-së
12 Maj 2022, 15:26
-
Majlinda Bregu: Vonesa për ne BE është më shumë se krim, është gabim
9 Maj 2022, 14:15
-
Bregu: Ballkani mund të zhvillohet vetëm përmes integrimit ekonomik rajonal
20 Shkurt 2022, 18:33