Mes shumë të ftuarish dhe në një ambient përrallos, kështu kaloi nata e parë e dasmës së mrekullueshme italiane. Chiara e Fedez vendosën t’i thonë “po” njëri-tjetrit në Pallatin Nicolaci në qendrën historike në Siçili. Me një arredim tepër elegant, gjithçka ka nisur në ambientet e jashtme, në një aperitiv mes dritash romantike, ku të gjithë të ftuarit kanë pritur ardhjen e të dashuruarve.
Brenda dasmës së Chiara Ferragni dhe Fedez
Fedez e Chiara kanë mbërritur së bashku me një makinë luksoze në ngjyrë të zezë. Fedez kishte veshur një këmishë të personalizuar me logon popullore dhe Chiara një fustan të stiluar nga Prada enkas për të.
Brenda dasmës së Chiara Ferragni dhe Fedez
Në ditën e tyre të madhe çifti i përshëndeti të gjithë të ftuarit duke dalë në ballkon dhe duke u puthur. Gjithçka është pasqyruar edhe në rrjetet sociale, ku dyshja e famshme kanë postuar detajet e herëpashershme të festës madhështore. Momenti më kulminant mund të quhet pjesa kur njerëzit më të dashur të çiftit, pra familjarët mbajtën një fjalim. Mirëpo të gjithë i kanë sytë nga ajo që pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme në Siçili. Festa vazhdon!
Brenda dasmës së Chiara Ferragni dhe Fedez