Brenda rezidencës mahnitëse të Justin Bieber (FOTO)

Brenda rezidencës mahnitëse të Justin Bieber (FOTO)

Rezidenca e Justin Bieber

Justin Bieber ka një rezidencë prej 4 milionë dollarësh në Chester, të cilën e ka nxjerrë në shitje.

"Helsby Hill" është një pronë prej dy hektarësh me pishinë shtëpie dhe fushë futbolli.

Është shtëpia ku këngëtari 25-vjeçar besohet të ketë qëndruar ndërsa performonte në Manchester Arena gjatë turneut të tij botëror.

Në pjesën e brendëshme shtëpia është dizajnuar me ngjyra të guximshme, me pesë dhoma gjumi dhe banesë private për stafin.

Banesa gjithashtu është e pajisur me teknologjinë më të lartë të sigurisë, duke përfshirë dyert pa çelës dhe hapjen e tyre me  gjurmët e gishtërinjve.

Përveç pishinës, ajo përmban një xhakuzi me një TV, një sauna, dhomë me avull dhe palestër.

Për aventura sportive ka edhe një sallë të hapur për lojën e  kriketit.

Kopshti i madh përmban një fushë futbolli, shesh lojërash aventureske dhe një shtëpi në pemë.

Bieber e nxorri në shitje rezidencën dhe bleu një tjetër prej  8.5 milionë dollarësh në Beverly Hills, ku do të jetojë me gruan e tij Hailey Baldwin.

Ora 20:31
Brenda rezidencës mahnitëse të Justin Bieber
1/9
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

    Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale