Në Australinë Juglindore reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë vazhduar për ditë të tëra, ndërsa parashikimet flasin për përkeqësim të mundshëm të motit.
Në Uellsin e Ri Jugor, tashmë skena e zjarreve në pyje, kanë nisur stuhitë e rërës, ndërsa zbehet shpresa se rreshjet do të jenë në gjendje të zbusin situatën.
Erërat me shpejtësi më shumë se 100 km në orë shkatërruan shtëpi dhe ndërtesa.
Disa shtete në lindje të vendit si New South Wales dhe Queensland po vuajnë nga përmbytjet prej rreshjeve që i zunë vendin flakëve që gjunjëzuan ishullin kontinent.
Parku Australian i Reptileve në Uellsin e Ri Jugor është mbyllur nga autoritetet në tentativë për të shpëtuar kafshët
‘Zotat e shiut’ megjithatë kanë pastruar në mënyrë të konsiderueshme ajrin e ngopur me karbon nga zjarri i pyjeve.
Megjithatë, në zona të tjera të vendit oqeanik, zjarri vazhdon shkatërrimet e tij. Në ishullin Francez, në shtetin e Victoria, banorët u evakuuan nga flakët jashtë kontrollit.