Breshëri plumbash në Elbasan
atentat Çapjave, ja shënjestraKalvari i vrasjave të fisit Çapja,ç'ndodhi nga 2005

Breshëri plumbash në Elbasan<br />atentat Çapjave, ja shënjestraKalvari i vrasjave të fisit Çapja,ç'ndodhi nga 2005<br /><br>
Një atentat me armë zjarri është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Burime të Report Tv bëjnë me dije se tre persona kanë qëlluar në drejtim të fisit 'të famshëm' të Elbasanit, Çapja, i cili ka tronditur shumë herë që nga viti 2005 qytetin dhe mbarë opinionin publik.

Në vendngjarje u dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjë person. Menjëherë pasi kanë qëlluar me armë, Report Tv mësoi se autorët janë larguar me një makinë, e cila ishte prej dy ditësh e parkuar në lagjen '5 Maji'. Autorët e moshës rreth 20-30 vjeç ishin në makinën tip 'Benz' me targa false, kur qëlluan me armë, të cilën e dogjën në lagjen '5 Maji', pikërisht aty ku i priste makina tjetër, me të cilën janë larguar në drejtim të pa ditur.

Burime policore bëjnë me dije për Report Tv se shënjestra e mundshme e atentatit ka qenë Ardian Çapja, pasi të shtënat kanë qenë në drejtim të banesës së tij. Mësohet se Ardian Çapja ka qenë pranë vendin, ku është qëlluar me armë zjarri, ndërsa dyshohet të ketë qenë nën shoqërinë e të nipit. Policia vijon hetimet prej mëngjesit, kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk ka ende asnjë person të arrestuar.

Dinamika e ngjarjes:
Autorët kanë qëlluar nga makina e tyre tip Benz, në drejtim të disa personave, ndërsa më pas kanë djegur mjetin e tyre për të fshehur gjurmët. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij atentati. Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar në drejtim të lagjen '5 Maji' me një automjet tjetër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. 

Fisi Çapja nuk është i panjohur për policinë dhe opinionin publik. Më 6 gusht të këtij viti, u qëllua me antitank drejt banesës së familjes Çapja. Fatmirësisht, predha nuk shpërtheu, duke shmangur një tragjedi të madhe të këtij fisi. Më 3 shkurt 2016, është bërë një tjetër antetat ndaj fisit Çapja, ku u vranë 3 persona.

[gallery]25177[/gallery]


Njoftimi i policisë:
Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen "Emin Matraxhiu". Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se: Në Lagjen "Emin Matraxhiu" në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve.


Më pas në Lagjen "5 Maji" është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip "Benz" me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë