Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, Gjykata jep 'arrest në burg' për Ardjan Çapjan! Masa iu njoftua në spital nën forca të shumta policie

Në kardiologjinë e QSUT, në prani të forcave të shumta të policisë, Ardjan Çapjas i është komunikuar masa e sigurisë "arrest në burg", pasi u arrestua përmes operacionit "Krasta 2021", si i përfshirë në ekzekutimin e babë e bir, Gentjan Beqiri e Nezir Beqiri në Elbasan në 2012.

Masa nga Gjykatës së Elbasanit u dha në kardiologjinë e QSUT sepse Ardjan Çapja u shtrua në spital pasi pas arrestimit shfaqi shqetësime shëndetesore. Nga sa raportohet, Çapja do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Ardian Çapja, 53 vjeç, u arrestua si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, më 29 mars ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Florenc Çapja. Nga ana tjetër, uniformat blu pas arrestimit 'mësyrë' në shtëpinë e tij, ku u gjendën një kallashnikov, 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë, si edhe një person i cili ishte në kërkim.

Gjithashtu, bëhet e ditur, se Prokurori Ritvan Sukaj, i cili ka hetuar Ardjan dhe Florenc Çapjan është marrë në mbrojtje nga Policia i Shtetit, pas kërkesës së këtij të fundit. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raportoi se Sukaj ka shkuar sot në spital i shoqëruar nga personi i caktuar për mbrojtjen e tij. Në spital shkoi gjyqtarja e çështjes, Pajtime Fetahu dhe pak më pas saj, prokurorët Kreshnik Ajazi e Ridvan Sukaj.

Mbrojtja e Ardjan Çapjas e ka konsideruar të pabesueshme deklaratën e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ervis Bardhi, i cili zbërtheu vrasjen e babë e bir.

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Vetë Ardjan Çapja iu ka shpëtuar 3 atentateve, më i fundit në qershor të vitit 2020 ku nga një kodër u qëllua në shpatull dhe në momentin e rrëzimit pësoi një frakturë edhe në kokë, ku qëndroi për disa ditë në reanimacion.

Ardjan Çapja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Ekzekutimi i Gentjan Beqirit, Gjykata jep masën 'arrest në burg'

Gjykata e Elbasanit, me vendim të gjyqtares Pajtime Fetahu ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Ardjan Çapjan.

Ora 11:38
Masa e sigurisë për Ardjan Çapjan, mbërrin në spital prokurori Ritvan Sukaj, shoqëruesi që e ruan e ndjek nga pas (VIDEO)

Prokurori Ritvan Sukaj dhe drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi kanë mbërritur në QSUT ku do ti jepet masa e sigurisë Ardjan Çapjas. Sukaj i cili ka hetuar Ardjan dhe Florenc Çapjan është marrë në mbrojtje nga policia i shtetit, pas kërkesës së këtij të fundit.

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot