Brexit/ Pritet vendimi i gjykatës skoceze për ‘pezullimin e Parlamentit’. Johnson: Tani do shpejtojmë ritmin e bisedimeve (VIDEO)

I investuar në një nga tre paditë, në përpjekje për të bërë nul ‘pezullimin e veprimtarisë së parlamentit britanik, Lord Raymond Doherty, avokat skocez, senator i Kolegjit të Drejtësisë dhe gjyqtar i Gjykatës Supreme Skoceze, do të vendosë sot nëse do të nxjerrë një urdhër të përkohshëm për të ndaluar pezullimin e Parlamentit nga ana e Kryeministrit britanik Boris Johnson.

Ndërsa Mbretëresha Elisabet tashmë i ka dhënë dritën jeshile vendimit të kryeministrit, Skocia dhe Irlanda Veriore kanë sistemet e tyre ligjore, të veçanta nga Mbretëria e Bashkuar.

Pas pezullimit të punimeve të Parlamentit, Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur se ai dëshironte të "përshpejtonte ritmin" e bisedimeve me Bashkimin Evropian për të përfunduar një marrëveshje të re të Brexit para afatit të 31 tetorit.

Negociatorët britanikë do të duhet të takojnë homologët e tyre evropianë dy herë në javë gjatë gjithë muajit shtator në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re divorci.

"Ne jemi të gatshëm të punojmë me energji dhe vendosmëri për të përfunduar marrëveshjen. Ka ardhur koha që të dy palët të shpejtojnë ritmin," tha Johnson ditën e djeshme.

Pas vendimit për të pezulluar punën e Parlamentit për gati pesë javë, në Londër dhe jo vetëm, mijra protestues kanë kundërshtuar një dalje nga BE pa marrëveshje kurse aktori me fame botërore Hugh Grant, duke shfrehur zemërimin e tij në Twitter shkruan: Boris, ti nuk do t’i mohosh të ardhmen fëmijëve të mi. Ti nuk do mund të shkatërrosh liritë për të cilat gjyshi im luftoi dy luftëra. Kukull gome. Britania do tju kthehet kundër juve dhe bandës suaj masturbatore.

Boris Johnson, përmes pezullimit të Parlamentit,  duket se ka si qëllim të neutralizojë në një fare mënyre kundërshtarët e Brexit, të cilët nuk do të kishin kohë të ndalnin në Dhomën e Komuneve, një divorc të ashpër me BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën